LAJMI I FUNDIT:

OJQ-të për marrëveshjen ”Përzhino 2”: Hap i vogël drejt zgjidhjes së krizës (Video)

OJQ-të për marrëveshjen ”Përzhino 2”: Hap i vogël drejt zgjidhjes së krizës (Video)

Organizatat qytetare do të përfshihen nëpërmjet grupeve parlamentare për implementimin e marrëveshjes së re ndërmjet partive politike. Sipas Bojan Mariçiq nga Qendra Maqedonase për Arsim Evropian, organizatat civile janë të pakënaqura nga marrëveshja, sepse nuk kanë qenë të përfshira në sjelljen e saj.

“Sikur qytetarët të ishin pjesë e Marrëveshjes së Përzhinës, arritja e një marrëveshjeje do të ishte më e rëndë, por, megjithatë do të krijohej hapësirë për optimizëm. Do të shohim se a do të zbatohet kjo marrëveshje dhe si do të jenë rezultatet nga zbatimi i saj. Në fund të gushtit, partitë dhe organizatat civile të sjellin konkluzion se a ka vërtetë kushte për zgjedhje fer në vjeshtë”, u shpreh Bojan Mariçiq, nga QMAE.


Xhabir Deralla nga organizata “Civil” tha se, edhe pas marrëveshjes për shlyerjen e 40 mijë votuesve, përsëri nuk do të arrihet besimi i nevojshëm ndaj listës zgjedhore.

“Konsideroj se kontrollimi i vetëm 40 mijë votuesve, është i pamjaftueshëm, por megjithatë është njëfarë përparimi. Është e qartë se vendi erdhi deri në këtë gjendje. Kur s’mund të mjaftohemi me minimumin, tani shkojmë madje edhe nën minimumin. Sikur të paktën, ajo për të cilën është arritur marrëveshje të bëhet siç duhet, atëherë kjo do të ishte njëfarë përparimi”, tha Xhabir Deralla, nga “CIVIL”.

Nga sektori joqeveritar porosisin se, edhe pse marrëveshja e arritur është e vonuar, megjithatë ajo parqet hap përpara në tejkalimin e krizës politike.

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori