LAJMI I FUNDIT:

Ohri plot me turistë një ditë para “Ilindenit”

Ohri plot me turistë një ditë para “Ilindenit”
Foto: AIM

Pas një pauze dy vjeçare për shkak të pandemisë, Ohri është sërish plot me turistë. Para festës së “Ilindenit”, të gjitha objektet turistike janë të zëna për dhjetë ditët e ardhshme, e ndonjë krevat plus kërkohet edhe në akomodimet private.

Më së shumti turistë vijnë nga Turqia dhe Serbia, por ka edhe mysafirë të shumtë nga Holanda, Polonia, Gjermania, si dhe nga vendet tej oqeanike. Thonë se çmimet janë më të shtrenjta, por megjithatë kanë vendosur që pushimet t’i kalojnë në plazhet e Ohrit.


Është shumë e bukur, në fakt është e bukur kudo, i ngjan Izmirit. Është shumë shtrenjtë, edhe pse valuta jonë është më e lartë, çmimet janë vërtet shumë të shtrenjta, kjo është e vetmja e keqe, tha Bushra, turiste nga Turiqa.

Rritjen e çmimeve në Ohër e konfirmojnë edhe punëtorët turistikë. Megjithatë, thonë ata, edhe pse sezoni është vonuar, turistë ka kudo.

“Ohër, çmimet janë relativisht pak më të shtrenjta në krahasim me vendet e tjera përreth. Në krahasim me Shqipërinë dhe Greqinë janë pak më të shtrenjta, këtu çmimi është relativisht i ulët”, tha Sande, punëtor në turizëm.

Nga Agjencia për Promovimin dhe Mbështetjen e Turizmit të kënaqur me fluksin e turistëve të huaj. Drejtori i agjencisë, Ljupço Janevski, paralajmëron fluturime çarter nga Izraeli, por edhe turistë nga Brazili, Meksika dhe Portugalia.

“Rritja është brenda kornizës së pritshme prej 30 deri në 50% të turistëve të huaj, është pak më e lartë. Linjat çarter siç thamë janë nga vendet tradicionale – Holanda, Polonia nga Turqia, tani do të fillojmë dhe nga Izraeli. Presim që të kemi një numër më të madh turistësh si nga rajoni ashtu edhe nga tregjet që më herët nuk kemi pasur një fokus specifik gjatë sezonit. Pikërisht në Ohër, edhe në Shkup do të mund të shohim turistë brazilianë, meksikanë, portugez, turistë nga vendet aziatike që janë në vajtje-ardhje sepse tashmë kanë filluar të funksionojnë”, deklaroi Lupço Janevski, drejtor i Agjencisë për Promovimin dhe Mbështetjen e Turizmit.

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, numri i turistëve deri në maj 2022 është 71.627, prej të cilëve 31.6% janë turistë vendas dhe 68.4% turistë të huaj. Numri i netëqëndrimeve në maj 2022 është 153.686, nga të cilat 35.1% janë për turistët vendas dhe 64.9% për turistët e huaj, që është një rritje prej 68.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar./TV21/

Në trend Lajme

Më shumë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori