LAJMI I FUNDIT:

Ohri në librin e rekordeve Guinness me sallatën më të madhe

Ohri në librin e rekordeve Guinness me sallatën më të madhe

Me sallatën shope më të madhe të prodhuar në botë prej 202 kilogramë e 86 gramë, Ohri ka hyrë në Librin e Rekordeve Gines (Guinness). Për prodhimin e saj është kujdesur ekipi prej rreth njëzet personave në mesin e të cilëve edhe disa kuzhinierë nga ky qytet, si dhe nxënës të shkollës së mesme të hotelerisë “Vaço Pitoshevski” nga Ohri, raporton Anadolu Agency (AA).

Pasi u bë sallata, u vërtetua pasha e saj. Në përgatitjen shtesë u përfshinë edhe përfaqësuesit e Komunës së Ohrit si dhe një pjesë e mysafirëve që ishin të pranishëm në ngjarje.


“Për sallatën shope u përdorën prodhime të Maqedonisë. Sipas normave botërore përdoret domate dhe kastravec. Kishim 80 kilogramë domate dhe 80 kilogramë kastravec, 20 kilogramë qepë, 10 kilogramë speca dhe 40 kilogramë djathë. Na u deshën rreth 10 orë për përgatitjen e produkteve të nevojshme ushqimore”, tha Dimitar Arnaudovski, kryekuzhinier.

Sipas profesorit universitar të Fakultetit për Turizëm dhe Hotelieri në Ohër, Branko Nikollovski kjo është një mundësi e shkëlqyer për promovimin e Ohrit dhe specialiteteve të tij në korniza ndërkombëtare.

“Kjo ngjarje ka një rëndësi të madhe për Ohrin dhe për rajonin më të gjerë dhe do të shpie në një drejtim më ndryshe dhe do të na vendos në vende të cilat karakterizohen me disa karakteristika dhe ngjarje të caktuara që na regjistrojnë në Librin Gines të Rekordeve. Shpresojmë se në këtë mënyrë do të tërheqim vëmendje më të madhe në ofertën e gastronomisë”, tha profesori Nikollovski.

Ndryshe rekordi i fundit i vendosur për prodhimin e sallatës shope ishte në Bullgari në vitin 2009 me 86 kilogramë. Kryqi i Kuq nga Ohri një pjesë të sallatës do ta dhurojë në organizata humanitare dhe institucione për qëllime bamirëse.

Në trend Lajme

Më shumë
​Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat

​Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat

Lajme
E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku

E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku

Politikë
Gara për Parlamentin Evropian, Emma Bonino mbështet fuqishëm kandidatin shqiptar, Muharrem Salihu

Gara për Parlamentin Evropian, Emma Bonino mbështet fuqishëm kandidatin shqiptar, Muharrem Salihu

Lajme
Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës

Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës

Siguri
Ushtria shqiptare po ringrihet, 1.8 mld euro për transformim

Ushtria shqiptare po ringrihet, 1.8 mld euro për transformim

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Kalo në kategori