LAJMI I FUNDIT:

Ohri edhe në janar është i mbushur me turistë (Video)

Ohri edhe në janar është i mbushur me turistë (Video)

Në ditët e para të viti 2017, Ohri është i mbushur me mysafirë sikur në muajt e verës. Kjo sipas kryetarit të komunës së Ohrit, Nikolla Bakraçeski, është falë strategjisë për zhvillim të turizmit e qeverisë lokale, e cila dallon nga strategjitë tjera të mëhershme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Për Bakraçeskin një fotografi e këtillë është vërtetim për suksesin e masave të cilat Komuna e Ohrit i ka marrë për zhvillimin e turizmit në këtë qytet.


Njeriu i parë i qytetit është i bindur se nëse vazhdon trendi i rritjes së numrit të mysafirëve, Ohri shumë shpejt do të bëhet destinacion turistik numër një./Telegrafi/