LAJMI I FUNDIT:

OH E DASHURA IME NGJYRË E TRËNDAFILIT

OH E DASHURA IME NGJYRË E TRËNDAFILIT

Poezi nga: Robert Burns
Përktheu: Servet Bytyçi

Oh e dashura ime ngjyrë e trëndafilit
I kuq i kuq si gjaku
Që në lëndina, mes tërfilit
Qershori e çel tek pragu.


Si kënga e zogut në Pranvere
Ndër gurra plot freski
E ndër livadhe ku fryn erë
Këndon sa këngë e melodi.

Të dua shumë ty vajzë e bukur
o dashuria ime, lot e mall
E do te dua deri atëherë
Kur të thahet lumi të bëhet zall.

Gjersa deti do të thahet
E dielli shkëmbinjtë t’i thërrmojë
Dashuria jote ne zemër mbahet
gjersa pluhur i jetës të na mbulojë.

Lamtumire pra tani e dashur
O dashuria ime e vetmja
Se prapë nga larg do vij patjetër
dhe po të jenë qindra mijë kilometra…