LAJMI I FUNDIT:

Ofrohen mbi 50 mijë euro për këtë Fiat

Ofrohen mbi 50 mijë euro për këtë Fiat

Bëhet fjalë për Fiat 126p, i cili i përket aktorit të njohur hollivudian.

Tom Hanks postoi selfie me një Fiat 126p në Budapest, ku po qëndronte për punë. Kaq mjaftoi për të tërhequr vëmendjen e banores së Bielsko-Biala dhe tifozes së Hanks, Monica Jaskolska.

Bëhet e ditur se “Peglica” është një nga simbolet e autoindustrisë polake, duke qenë se kjo veturë e vogël është prodhuar nga Polski Fiat, pikërisht në vendin ku jeton fansi i aktorit të njohur.

Kur Jaskolska pa Hanks duke u fotografuar me “Peglice” në Hungari, ajo filloi një fushatë të gjerë për të blerë dhe për t’i dhënë atij një veturë.

Hanks ishte i lumtur dhe i dhuroi një shumë të madhe parash spitalit ku punonte Jaskolska.

Tani Hanks po dhuron të njëjtin Fiat 126p për të financuar fushatën e bamirësisë “Hidden Heroes”.

Oferta aktuale në faqen e ankandit bringatrailer.com është 57,000 dollarë, që është ndoshta çmimi historik rekord për një Fiat 126p. /Telegrafi/