LAJMI I FUNDIT:

Oficeri në Luiziana ‘sulmohet’ nga një ketër

Oficeri në Luiziana ‘sulmohet’ nga një ketër

Oficerët në Luiziana të SHBA-së kanë shpërndarë videon e momentit kur një oficer u ‘sulmua’ nga një ketër gjatë një ndalimi trafiku.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, autoritetet thanë se oficerët po kryenin një ndalim trafiku që përfshinte një arrestim kur gjërat morën një drejtim tjetër.


“Pas një kontrolli të automjetit, një ketër – i cili ishte brenda – u hodh mbi oficerët”, thuhej në postim.

Në video njëri prej tyre mund të shihet duke u lëkundur nga sikleti derisa ketri i ngjitet me shpejtësi rreth trupit.

Postimi thuhet se ketri u kthye në kafazin e tij. /Telegrafi/