LAJMI I FUNDIT:

Oficeri korrektues kapet duke futur lëndë narkotike në Qendrën e paraburgimit në Prishtinë, suspendohet

Oficeri korrektues kapet duke futur lëndë narkotike në Qendrën e paraburgimit në Prishtinë, suspendohet
Foto: Arkiv/Ilustrim

Shërbimi Korrektues i Kosovës bën të ditur se mbrëmë rreth orës 19:00, në kohën e pranim dorëzimit të detyrës (ndërrimit të natës), gjatë kontrollit, bastisjes së stafit nga ana e oficerëve të sigurimit, në hyrjen kryesore është parandaluar futja e kontrabandës brenda Qendrës së Paraburgimit Prishtinë.

Gjatë kontrollit, në trupin e oficerit korrektues, V. Q është gjetur lëndë e dyshuar narkotike.


Lidhur me rastin, janë njoftuar Njësiti Antidrogë i Policisë së Kosovës, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes, me ç’ rast kanë  konfiskuar lëndën e  dyshuar narkotike, ndërsa i dyshuari është shoqëruar në stacionin e Policisë për procedim  të mëtutjeshëm.

Ndaj zyrtarit korrektues të dyshuar është ndërmarrë masa e suspendimit nga vendi i punës dhe menjëherë është iniciuar procedure e brendshme disiplinore.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në luftimin e dukurive negative, ku hyjnë luftimi i kontrabandës, substancave narkotike, korrupsionit dhe keqpërdorimit të pozitës zyrtare, dhe nuk do të lejoi në asnjë mënyrë rrezikim e institucioneve korrektuese nga dukuritë dhe veprimet e tilla”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Lajme

"Kushtëzimi" i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Musliu-Shoshi: Ndërkombëtarët nuk po kërkojnë asgjë çka nuk është dakorduar Kurti në marrëveshjen e Ohrit

Elfije Boletini
“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

Lajme
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori