Offset njofton se një anëtar i familjes i ka vdekur nga coronavirusi

221:"SANTA MONICA, CALIFORNIA - AUGUST 27: Offset of Migos attends the premiere of Netflix's "Travis Scott: Look Mom I Can Fly" at Barker Hangar on August 27, 2019 in Santa Monica, California. (Photo by Rich Fury/Getty Images) 12:"Getty Images
Anëtari i grupit MIGOS, Offset, ka njoftuar për vdekjen e xhaxhait të tij pas infeksionit me COVID-19.
28-vjeçari e bëri të ditur lajmin përmes rrjetit social Instagram, për të njoftuar se njëri prej anëtarëve të familjes së tij kishte ndërruar jetë pasi u testua pozitivisht me virus, shkruan Mirror.
Dy orë më pas, Offset shkroi edhe një herë në rrjetin social për t’u bërë thirrje fansave që të luten për familjen e tij.
Offset nuk ofroi më shumë informacion për xhaxhanë e tij, por ai bashkohet me të famshmit tjerë, familjarët e të cilëve janë prekur nga ky virus i rrezikshëm.
Offset ka qenë një nga figurat që ka qenë shumë i zëshëm në lidhje me masat e distancimit shoqëror, pasi coronavirusi vazhdon të përhapet në gjithë botën. /Telegrafi/
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



























































