LAJMI I FUNDIT:

Oferta nga Anglia, Bennacer drejt largimit nga Milani

Oferta nga Anglia, Bennacer drejt largimit nga Milani

Ismael Bennacer është njëri nga mesfushorët më të mirë në Serie A dhe e ardhmja e tij duket larg Milanit.

Mesfushori algjerian ka katër vite në San Siro dhe kontrata e tij me Milanin skadon në verën e vitit 2024.

Rossonerët i kanë ofruar rinovimin, por lojtari ende nuk e ka pranuar atë pasi ka oferta më të rëndësishme në tavolinë.


24-vjeçari ka një pagë vjetore prej 1,5 milionë eurove në vit dhe për ta rinovuar kontratën kërkuar mbi pesë milionë.

Duke marrë parasysh shkëlqimin e tij me Milanin, Bennacer është bërë objektiv i top klubeve angleze.

Chelsea, Liverpool dhe Tottenham Hotspur janë tre skuadrat e mëdha angleze që po duan transferimin e algjerianit.

Që te tre klubet angleze janë të gatshme t’i përmbushin kërkesat financiare të lojtarit dhe kjo po e tundon algjerianin të transferohet në Ligën Premier.

Në rast se nuk e vazhdon kontratën deri në janar, Milan është gati ta lejoj largimin e yllit të mesfushës, por synon që nga shitja e tij të fitojë mbi 45 milionë euro.

Vlen të theksohet se Bennacer ka luajtur edhe më parë në Angli, ku ishte pjesë e grupmoshave të Arsenalit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nuk ka qetësi për legjendën Jens Lehmann, mezi qëndronte në këmbë para policisë gjermane

Nuk ka qetësi për legjendën Jens Lehmann, mezi qëndronte në këmbë para policisë gjermane

Premier League
Messi ka 'bllokuar' një klub që të marrë pjesë në Kupën e Botës për Klube

Messi ka 'bllokuar' një klub që të marrë pjesë në Kupën e Botës për Klube

Sport
Real Madridi e do me çdo kusht Xabi Alonson, por detyrohet të shesë Vinicius Jr

Real Madridi e do me çdo kusht Xabi Alonson, por detyrohet të shesë Vinicius Jr

La Liga
Marrëdhëniet e Barcelonës me La Ligën në pikën më të ulët  - deklarata e Laportës e konfirmon këtë gjë

Marrëdhëniet e Barcelonës me La Ligën në pikën më të ulët  - deklarata e Laportës e konfirmon këtë gjë

La Liga
Perez do t'i largojë pamëshirshëm dy yje nga Real Madridi në verë

Perez do t'i largojë pamëshirshëm dy yje nga Real Madridi në verë

La Liga
Bota e futbollit pret: A do të bëhet Salah lojtari më i paguar në histori?

Bota e futbollit pret: A do të bëhet Salah lojtari më i paguar në histori?

Ligat tjera
Kalo në kategori