LAJMI I FUNDIT:

Oferta e javës në Max Travel – Fun & Sun Family Life Side

Oferta e javës në Max Travel – Fun & Sun Family Life Side

Në ditët e nxehta që tashmë kanë kapluar pothuajse çdo vend, vetëm se na shton dëshirën për plazh dhe pushime. Dhe për të gjithë juve që po planifikoni pushimet, Max Travel këtë vit nuk do të ndalet së ofruari çmime shumë speciale si dhe shërbime të nivelit më të lartë.

Mjafton që të përcjellni emisionin Sefa n’Max dhe do keni mundësinë të informoheni për ofertat javore të Max Travel me çmime speciale për hotele të caktuara, por nuk mbaron me kaq, përmes Sefa n’Max ju do të shihni edhe atraksione të shumta nëpër vende të ndryshme në Turqi.

Fun & Sun Family Life Side, adresa e vetme e luksit, komoditetit dhe pushimeve të këndshme, tani në ofertë shumë speciale në Max Travel nga 669për person, tani vetëm për 559€ për person, nisja me 8 dhe 9 korrik 2022.

Fun & Sun Family Life Side është një qendër pushimi me konceptin e saj Ultra All Inclusive, me plazhin e tij privat që hapet në ujërat blu të Mesdheut, mjedisin e tij të qetë, një kopsht të gjelbër me pemë, një pishinë me rrëshqitje uji, dhoma komode, ushqime të shijshme dhe pije cilësore.

Në Fun & Sun Family Life Side do të gjeni disa lloje dhomash duke filluar nga dhomat standarte deri tek dhomat e vecanta familjare dhe shumë të tjera, të gjitha të pajisura me gjerat thelbesore per komoditetin tuaj.

Ushqime të ndryshme e të shijshme nga kuzhina tradicionale turke dhe ajo botërore do të gjeni ne Fun & Sun Family Life Side. Hoteli posedon restaurante të ndyrshme ku ofrojnë shërbim në konceptin bufe e hapur po nuk mungojnë edhe restaurantet A’la Carte me menu të pasur nga kuzhina botërore.

Gjatë ditës, mysafirët e FUN&SUN FAMILY Life mund të marrin pjesë në një shumëllojshmëri të gjerë të aktiviteteve të kohës së lirë dhe argëtuese dhe të shijojnë ngjarje të shumta live. Edhe për fëmijët hoteli posedon pjesë të veçanta ku organizohen aktivitete të ndryshme gjatë tërë ditës.

Mos e humbisni rastin të përfitoni nga super ofertat javore të Max Travel, çdo të shtunë nga ora 18:30 në Sefa n’Max në RTV Dukagjini, Blendi dhe Leona do t’ju prezantojnë ofertat dhe shumë gjëra të tjera.

Artikull i sponzorizuar