LAJMI I FUNDIT:

Oer: Mos lejoni gjenerimin e krizave të reja

Oer: Mos lejoni gjenerimin e krizave të reja

Partitë politike të vazhdojnë me bisedime dhe të merren vesh për mbajtjen e zgjedhjeve. Kriza politike duhet të zgjidhet me qëllim që të mos krijohen kriza të reja, ka thënë ambasadorja e Francës në Maqedoni, Lorens Oer, njofton RTVM2, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Nuk është vetëm Maqedonia që ka krizë, edhe në vendet tjera në këto momente ndodhin kriza politike, por më me rëndësi është që partitë politike të vazhdojnë të bisedojnë dhe të merren vesh për zgjedhjet, për shkak se kriza politike nuk duhet të gjenerojë  kriza tjera, respektivisht nuk duhet vendi të gjendet para një krize ekonomike ose në mungesë të besimit, rrjedhimisht është një gjë që nuk e dëshiron Bashkimi Evropian”,- ka deklaruar, Oer./Telegrafi/