LAJMI I FUNDIT:

OEMVP vazhdon të dëgjoj rrëfimet e partive për programet ekonomike, LR-PDSH sot ka prezentuar

OEMVP vazhdon të dëgjoj rrëfimet e partive për programet ekonomike, LR-PDSH sot ka prezentuar

Oda Ekonomike Veri Perendimore sot ka organizuar takim me Lëvizjen për Reforma PDSH ku kanë diskutuar për politikat ekonomike të kësaj partie, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në një kumtesë dërguar Telegrafit në Maqedoni thuhet ”Qëllimi kryesor është informimi i bizneseve anëtare të Odës me platformën ekonomike të çdo partie politike veçmas, në mënyrë që të mundemi të japim edhe inputin tonë si përfaqësues të interesave të bizneseve në vend.

“Zakonisht procesi i identifikimit të prioriteteve strategjike dhe politike në kuadër të platformave është i mundimshëm, pasiqë duhet marrë në konsideratë gjithnjë rritjen e qëndrueshme ekonomike dhe mirëqenien e banorëve të Republikës së Maqedonisë. OEMVP qëllim kryesor ka zhvillimin ekonomik të vendit duke ndërtuar një ekonomi funksionale të tregut, që është konkurruese në nivel ndërkombëtar, dhe duke mundësuar standarde të larta jete për të gjithë qytetarët. Nëse fokusohemi tek komuniteti i biznesit dhe adresimi adekuat i sfidave me të cilat ai ballafaqohet në çdo gërrshetim të veprimtarisë së tij me politikbërjen në vend, Oda si mburojë e interesave të biznesit mundohet të artikulojë brengat e antarëve të saj dhe t’ju qaset problemeve duke kërkuar zgjidhje të qëndrueshme në afat më të gjatë kohor. Ky zhvillim i qëndrueshëm ekonomik do të jetë i bazuar në disa faktorë kryesorë, që do të jenë katalizatorë të zhvillimit ekonomik” tha kryetari i OEMVP-së, Nebi Hoxha.

Anëtari i kryesisë së LR-PDSH, Elmi Aziri para bizneseve anëtare të Odës prezantoi platformën e tyre ekonomike dhe masat e parapara të LR-PDSH-së për lehtësimet tatimore dhe pikat tjera të rëndësishme për zhvillimin ekonomik.

OEMVP propozoi edhe disa kërkesa deri te LR-PDSH që Ziadin Sela i vlerësoi si reale dhe të arsyeshme.
Kërkesat janë:
– Transparencë dhe llogaridhënie për harxhimin e mjeteve buxhetore dhe politikbërjen
– Zvogëlim të pabarazisë së zhvillimit rajonal
– Braktisje të mitit për fuqi të lirë punëtore
– Masa të reja për zvogëlimin e papunësisë: duke synuar përgatitjen e fuqisë punëtore dhe orientimin e saj në profile specifike, përkatësisht në fushën e aftësimit dhe arsimit profesional
– Përpilim të një platforme ekonomike me plane strategjike afatmesme apo afatgjate për zhvillim të qëndrueshëm dhe konzistent ekonomik
-Angazhim serioz për rritje të BPV-së më shumë se 4%./Telegrafi/