LAJMI I FUNDIT:

OEMVP nesër organizon ngjarjen më të madhe rajonale për zhvillimin e ekosistemit afarist

OEMVP nesër organizon ngjarjen më të madhe rajonale për zhvillimin e ekosistemit afarist

OEMVP me ndihmën e Projektit USAID për zhvillimin e ekosistemit afarist, organizon për herë të parë B2B manifestim rajonal, ku do të jenë të përfshira tri shtete – Republika e Maqedonisë së Veriut, Republika e Kosovës dhe Republika e Shqipërisë.
Projekti USAID për zhvillimin e ekosistemit afarist, që ka filluar që nga viti 2017, është duke punuar në mënyrë aktive në rritjen e produktivitetit, të ardhurave dhe vendeve të reja të punës në ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM) duke ndërtuar një ekosistem të qëndrueshëm të biznesit.


Qëllimet e këtij projekti janë:
Të përmirësohen shërbimet që ofrohen nga OEMVP ndaj biznesit;
Të përmirësohet qasja e kompanive ndaj burimeve të financimit; dhe
Rritje të investimeve nga kompanitë kryesuese për të përmirësuar zinxhirin e furnizimeve dhe zhvillimin e fuqisë punëtore.

OEMVP do të prezantojë tre shërbime të reja ndaj anëtarëve të saj, në të cilat përfshihen: krijimin e një platforme digjitale gjithëpërfshirëse B2B, krijimin e programit për zgjerimin e tregut si dhe deskun e shërbimeve për anëtarësinë.

Në ngjarje përveç B2B takime mes kompanive, është e paraparë të ketë edhe folës, Kryetari i OEMVP, Nebi Hoxha, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, Ministri i Ekonomisë së RMV, Kreshnik Bekteshi, përfaqësuesi i zyrës së USAID në Maqedoninë e Veriut, Erik Janowsky si dhe panele ku do të diskutohen tema të ndryshme.

Folës duhet të jenë përfaqësues nga të gjitha shtetet të cilat marrin pjesë në manifestim (Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut).

Temat që do të diskutohen në panel do të jenë rajonalizimi i bizneseve dhe barierat tregtare. Ngjarja do të mbahet nesër (18 shtator) duke filluar nga ora 10:30. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori