LAJMI I FUNDIT:

OEMVP: Mungesa e infrastrukturës në vendet rurale, pengesë për zhvillimin e bizneseve të vogla

OEMVP: Mungesa e infrastrukturës në vendet rurale, pengesë për zhvillimin e bizneseve të vogla

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore (OEMVP) sot mblodhi bizneset e qytetit të Shkupit, me të cilët diskutuan për problemet e ndryshme që i shqetësojnë ato, veçanërisht bizneset e vogla që si vështirësitë kryesore kanë konkurrencën nga kompanitë e mëdha që nuk lejojnë bizneset më të vogla të futen në treg, përcjell Telegrafi Maqedoni.

OEMVP beson se në Maqedoni ka potencial për zhvillimin e bizneseve të vogla dhe për këtë arsye mundohen që sipërmarrësve të vegjë dhe të mëdhenj t’u ndihmojnë që prodhimet e tyre të depërtojnë në tregje edhe më të mëdha.


OEMVP ndërmarrjet e vogla dhe të mesme i sheh si gjenerator të zhvillimit ekonomik, prandaj dhe mundohet të njihet me problematikat e tyre për të parë çdo mundësi të përmirësimit të klimës për biznese të cilat i përfaqëson.

Kompanitë pjesëmarrëse në takim propozuan ndryshimet e nevojshme të rregullativës ligjire, për të kehtësuar bërjen e biznesit, për të krijuar një konkurrencë të mirëfilltë, pa marrë parasysh madhësinë e bizneseve, fuqinë e tyre ekonomike ose fushatat apo degët në të cilat ato veprojnë

Me këto takime OEMVP d të vazhdojë edhe gjatë ditëve në vijim, në mënyrë që t’i diskutojnë çështjet që kompanitë konsiderojnë se duhet të zgjidhen dhe të cilat janë pengesë ose të cilat duhet të bëhen pastaj faktor shtytës të zhvillimit ekonomik./Telegrafi/