Oda Ekonomike e Kosovës dhe Zyra e Koordinatores për Zhvillim të OKB-së (UNDCO) kanë nënshkruar një Memorandum Bashkëpunimi.
Qëllimi i këtij Memorandumi është të sigurojë një kuadër bashkëpunimi dhe të lehtësojë dhe forcojë bashkëpunimin midis palëve, në mënyrë jo ekskluzive, në fushat me interes të përbashkët.
Bashkëpunimi synohet përmes programeve të bashkëpunimit midis palëve për zbatimin e nismave që rrisin aftësitë për punësim të fuqisë punëtore në Kosovë, veçanërisht për gratë dhe të rinjtë, rrisin produktivitetin e bizneseve të gjelbra dhe kontribuojnë në objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm brenda agjendës 2030.
Qëllimi i përgjithshëm i këtij bashkëpunimi është që UNDCO të mbështes rritjen ekonomike gjithëpërfshirëse në Kosovë, mbështetjen e ndërmarrësisë së grave në nivel lokal dhe promovimin e iniciativave të gjelbra lidhur me Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm që dalin nga rezoluta e miratuar nga Kuvendi i Kosovës në 25 janar 2018.
Në hapjen e kësaj ceremonie kryetari i OEK-ut, Berat Rukiqi tha se kjo marrëveshje konkretizohet sot pas një komunikimi të vazhdueshëm dy palësh mes institucioneve dhe rrjedhimisht sot po kulminojmë bazat e bashkëpunimit mes sektorit privat të përfaqësuara nga Oda Ekonomike e Kosovës dhe agjencive të Kombeve të Bashkuara.
Tutje, Rukiqi tha se praktikat nga vendet e ndryshme kërkojnë involvimin e sektorit privat, sidomos për arritjen e objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm, që shkojnë në dobi të zhvillimit të qëndrueshëm të shoqërisë, jo vetëm të sektorit privat.
Nga ana tjetër, Ulrika Richardson, Koordinatore për Zhvillim e Kombeve të Bashkuara në Kosovë, tha që konkretizimi i kësaj marrëveshje vjen si rezultat i përkushtimit të OKB-së në nivel global që të angazhojë sektorin privat si bashkëpunëtorë të ngushtë në arritjen e Objektivave për Zhvillim të Qëndrueshëm në kuadër të Agjendës 2030.
Kosova ka dhënë përkushtim në implementim e kësaj Agjende përmes rezolutës së miratuar në Parlament dhe themelimit të Këshillit parlamentar për Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm.
“Arritja e këtyre objektivave nuk është përgjegjësi vetëm e qeverisë, por është e të gjithë shoqërisë, prandaj po bëjmë këtë bashkëpunim/partneritet me OEK-un në mënyrë që të arrijmë një zhvillim të qëndrueshëm gjithëpërfshirës për të gjitha komunitetet në Kosovë”, tha Richardson.
Përshpejtimin e zhvillimit dhe konkurrencën të sektorit privat në Kosovë, dhe të promovohet një zhvillim ambiental i qëndrueshëm. Pastaj, rritja e vetëdijes për aspektet ambientaliste, rritja e aftësive të sektorit privat në Kosovë për këtë aspekt. Dhe barazia gjinore në sektorin privat, luftimi i korrupsionit si sinjal për zhvillim të qëndrueshëm, është i patjetërsueshëm edhe në Kosovë. Pastaj “rritja e gjelbër” (green growth) e kompanive, por me theks të veçantë grave në ndërmarrësi që janë njëherit edhe prioritet në procesin e integrimit në BE, janë dy qëllimet e Marrëveshjes. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Nga pushimet e punëtorëve e deri tek menaxhimi i inventarit - përmes AveHR mund t’i digjitalizoni Burimet Njerëzore
Nagip Krasniqi shkarkohet nga pozita e kryeshefit të KEK-ut
Mesazhet iraniane ulën çmimet e naftës në tregun botëror
Saktësi, efikasitet dhe rehati - Ultratingulli revolucionar SonoMax 9
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën