Zhvillimi i Biznesit të Vogël dhe të Mesëm është shtylla kryesore e zhvillimit ekonomik të vendit tha Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, gjatë konferencës ku u prezantua raporti “Indeksi i Politikës së NVM-ve: Ballkani Perëndimor dhe Turqia 2019”.
Ministri theksoi se që nga marrja e mandatit është fokusuar me të gjithë dikasteret relevant që të krijoj të gjitha parakushtet e nevojshme për të zhvilluar, promovuar, dhe forcuar ndërmarrësin kosovare.
“E bazoj këtë shkas duke vlerësuar rëndësinë e Aktit për Biznes të Vogël, respektivisht vlerësimin për Kosovën, kjo sepse bizneset e vogla dhe të mesme prodhojnë shumicën e vendeve të punës dhe të ardhurave në vendin tonë. Prandaj, duke nënvizuar se bizneset e vogla kanë përballuar barrën më të madhe të këtij procesi te tranzicionit zhvillimor, me qëllimin që t’iu bëjmë me të lehtë funksionimin dhe zhvillimi e veprimtarive të tyre”, tha ministri Shala.
Shala tha se janë iniciuar një sërë masash që ndikojnë në mënyrë graduale të zhvillimit të ndërmarrësisë, duke përmirësuar qasjen në financa, përmes fondit për garantim të kredive për ndërmarrjet Kosovare.
“Kemi filluar implementimin e programit mbështetës nga Banka Botërore për përmirësimin dhe certifikimin e produkteve kosovare me standarde evropiane dhe kualitetit të tyre për t’i ndërkombëtarizuar ato.Kemi dyfishuar organizimin e pjesëmarrjes se kompanive kosovare në panaire ndërkombëtare me qëllim gjetjen e bashkëpunëtorëve dhe tregjeve të reja për eksport.Kemi themeluar skemën për mbështetje direkete/subvencionim të NVM-ve në blerjen e makinerisë dhe instalimin e teknologjive të reja prodhuese.Kemi krijuar mekanizma, që ndikojnë drejtpërdrejt në krijim të një tregu të qëndrueshëm konkurrues. Kemi rritur inspektimet që konsumatori të jetë i mbrojtur”, tha Shala.
Shala bëri të ditur se përkrahja e NVM-ve do të vazhdojë të mbetet fokus i MTI-së duke përkrahur ato në rritjen dhe avancimin e teknologjive të reja prodhuese, duke inkurajuar ndërkombëtarizimin e produkteve të tyre.
“Në të njëjtën kohë duke krijuar lehtësira të vazhdueshëm për eksport si dhe duke negociuar dhe arritur marrëveshje tregtare për qasjet në tregje të reja, dhe duke realizuar të gjitha rekomandimet dhe vlerësimet që vijnë nga partnerët tanë ndërkombëtare.Ministria e Tregtisë dhe Industrisë përmes programeve konkrete vazhdon të punojë në ngritjen e konkurrueshmërisë së NVM-ve kosovare. Nga të pranishmit, presim që në fund të këtij takimi të marrim rekomandimin e publikimit me qëllim të përmirësimit të dimensioneve për aty ku mund të jeni evidentuar hapësira për përmirësim”, tha ministri Shala.
Ndërsa Riccardo Serri nga zyra e Bashkimit Evropian tha se duhet të ngritët sektori i NVM-ve, sepse sipas tij, ky sektor është shumë i rëndësishëm jo vetëm për BE-në, por edhe për Kosovën.
Edhe Marzena Kisielewska, udhëheqëse e Divizionit të Evropës Juglindore, tha se reformat në këtë sektorë janë zhvilluar me efikasitet.“Puna është duke u kryer
në mënyrë efikase. Kam një mesazh optimist sepse ka pasur progres në rajon dhe duhet të jeni krenar jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon dhe kjo nënkupton se pritet edhe më shumë nga ju”.
OECD ka vlerësuar se Kosova është ndër vendet që ka bërë përparim të madh nëimplementimin e aktit të biznesit të vogël. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Të hyra mbi 500 milionë euro, Dogana shënon rekord të ri
Edhe një ditë ka mbetur nga Panairi më i madh në Kosovë “Horeca”
Murati: 300 milionë euro është vlera e marrëveshjeve ndërkombëtare që po presin ratifikimin në Kuvend
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Saktësi, efikasitet dhe rehati - Ultratingulli revolucionar SonoMax 9
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën