LAJMI I FUNDIT:

OEAK njofton investitorët potencialë me mundësitë e investimit në Kosovë

OEAK njofton investitorët potencialë me mundësitë e investimit në Kosovë

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK) ka njoftuar se ishte nikoqire e përfaqësuesve të fondit River Styxx Capital me seli në Sofje të Bullgarisë, që drejtohet nga Elvin Guri, i cili njëherit është edhe investitor i mirënjohur nga Shqipëria që operon në Bullgari.

Sipas komunikatës, gjatë takimit u diskutua për interesimin e kompanisë River Styxx Capital për investime në Kosovë në sektorë të ndryshëm që ofrojnë mundësi për investime.


Drejtori Ekzekutiv i Odës Amerikane, Arian Zeka, mirëpriti interesimin e Gurit dhe të kompanisë së tij për shtrirje të investimeve edhe në Kosovë, derisa e konsideroi si shumë pozitive për tërë rajonin edhe përfshirjen e kësaj kompanie në Telekomin shqiptar.

Kompania River Styxx Capital së fundmi ka shtrirë praninë edhe në sektorin e Telekomit në Shqipëri, pas marrëveshjes së arritur për blerjen e Telekom Albania. /Telegrafi/