LAJMI I FUNDIT:

Odat Ekonomike të rajonit mblidhen në Ohër, takohen me kryetarin Ivanov

Odat Ekonomike të rajonit mblidhen në Ohër, takohen me kryetarin Ivanov

Një delegacion i odave ekonomike të vendeve të rajonit, anëtare në Forumin e Odave Investuese (FOI) sot në Ohër do të takohen me kryetarin e shtetit, Gjorge Ivanov, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në këtë takim do të diskutohet për të gjitha aktivitetet që këto oda i kanë ndërmarrë, në drejtim të mbështetjes së Procesit të Berlinit. Theks të veçantë do t’i kushtohet aktivitetit të themelimit të Fondit të përbashkët investues për nxitjen e start-up ndërmarrjeve inovative të mesme dhe të vogla në vendet e Ballkanit Perëndimor; formimin e një konzorciumi për pjesëmarrje në tregjet e mëdhaja eksportuese dhe pjesëmarrje e përbashkët në tendera; formimin e një qendre të përbashkët edukative rajonale; formimin e një prodhimi të përbashkët turistik të rajonit dhe zbatim të përbashkët të procesit të arsimit dyfishtë, me të cilin, vendet e FOI-së do të tejkalonin problemin e mospërputhjes së arsimit me tregun e punës.


Themelues të FOI-së janë Unioni i Odave Ekonomike të Shqipërisë, Oda e tregtisë së jashtme të Bosnjës dhe Hercegovinës, Oda Ekonomike e Serbisë, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë, Kroacisë, dhe Sllovenisë./Telegrafi/