LAJMI I FUNDIT:

Oda Sllovene e Bizneseve, Universiteti i Prishtinës dhe FIEK, nënshkruan memorandum bashkëpunimi

Oda Sllovene e Bizneseve, Universiteti i Prishtinës dhe FIEK, nënshkruan memorandum bashkëpunimi

Rektori i Universitetit të Prishtinës Naser Sahiti, Dekani i Universitetit të Prishtinës, Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike Kompjuterike Isak Shabani dhe Drejtori i Odës Sllovene të Bizneseve Bajram Fusha, sot nënshkruan një Memorandum bashkëpunimi dhe mirëkuptimi me qëllim të krijimit të partneritet për shkëmbimin dhe ofrimin e  këshillave profesionale për bizneset në fushën e inxhinierisë elektrike dhe kompjuterike, si dhe studentëve të këtij fakulteti të ju mundësohet të vijojnë praktika profesionale pranë bizneseve anëtare të Odës Sllovene të Bizneseve.

Drejtori i Odës Sllovene të Bizneseve ka thënë se sferat e bashkëpunimit në mes palëve në këtë marrëveshje të bashkëpunimit do të përfshijnë:


Ofrimin e këshillave profesionale në fushën e inxhinierisë eklektike dhe kompjuterike për bizneset anëtare të Odës Sllovene të Bizneseve.

Angazhimi i studentëve të Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike në praktika profesionale pranë bizneseve anëtare të OSB-së, në pajtim me programet e studimeve dhe njëkohësisht të përfitojnë nga rekrutimi i fuqisë së re punëtore, e cila është me fleksibilitet, nuk kërkon përkushtim afatgjatë dhe ka kosto të arsyeshme.

Organizimi i simpoziumeve, konferencave, trajnimeve dhe seminareve të përbashkëta.

Këmbimi i përvojave dhe informatave profesionale nga fusha e interesit të përbashkët.

Bashkëpunimi edhe në fusha tjera, krahas fushave dhe veprimtarive që ushtrojnë të dyja subjektet.

Fusha në vijim tha se parakusht për zhvillim të biznesit, motivim të të rinjve, përkrahje të inovacionit dhe zhvillim ekonomik në përgjithësi është rrjetëzimi i institucioneve, atyre të arsimit, bizneseve, asociacioneve të ndryshme dhe të rinjve.

Të pranishëm gjatë nënshkrimit të memorandumit ishin:

Bajram Fusha , Drejtori i Odës Sllovene të Bizneseve,

Naser Sahiti, Rektori i Universistetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”

Prof. Asoc. Dr. Isak Shabani, Dekani i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike,

Kadri Sylejmani, Profesor në Universistetin e Pristhtinës

Albulena Blakaj, Prorektore për bashkëpunim ndërkombëtar si dhe

Blerta Aliu, Menaxhere në Odën Sllovene të Bizneseve.