LAJMI I FUNDIT:

Oda Ekonomike e Kosovës publikon të gjeturat e studimit për sektorin e riciklimit

Oda Ekonomike e Kosovës publikon të gjeturat e studimit për sektorin e riciklimit

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) ka publikuar të gjeturat e studimit për sektorin e riciklimit.

Sipas OEK-ut, studimi ofron një pasqyrë të përgjithshme të zinxhirit të vlerës së riciklimit në Kosovë, duke ofruar informata rreth gjendjes aktuale, nevojave, potencialit, dhe barrierave të sektorit.


“Studimi vë në pah nevojën për përkrahjen e mëtejshme të zhvillimit të sektorit të riciklimit, adresimin e sfidave dhe rritjen e ndërgjegjësimit për rëndësinë e këtij sektori drejt zhvillimit të qëndrueshëm. Po ashtu, analiza do të ndihmojë që të hapet rrugë për integrimin e konceptit të ekonomisë qarkore në modelet e biznesit në këtë sektor. Ai ofron rekomandime për akterët relevant në përcaktimin e politikave që ndihmojnë zhvillimin e sektorit të riciklimit në Kosovë”, thuhet në njoftimin e OEK-ut.

Përgatitja dhe publikimi i studimit është bërë në kuadër të projektit “Përfshirja e ekonomisë qarkore në sektorin privat të Kosovës” që zbatohet nga OEK, mbështetet nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) dhe financohet nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane. /Telegrafi/