LAJMI I FUNDIT:

Oda Ekonomike e Kosovës dhe ajo Amerikane mirëpresin përafrimin e qëndrimeve politike rreth Projektligjit për Rimëkëmbje

Oda Ekonomike e Kosovës dhe ajo Amerikane mirëpresin përafrimin e qëndrimeve politike rreth Projektligjit për Rimëkëmbje

Oda Ekonomike Amerikane dhe Oda Ekonomike e Kosovës mirëpresin përafrimin e qëndrimeve politike për kalimin e Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike, si përgjigje në thirrjet e vazhdueshme të përfaqësuesve të sektorit privat.

Plotësimi i Projektligjit me rekomandime të mëtejme si dhe shtimi i vlerës monetare së përkrahjes financiare ndihmon në adresimin më proporcional të kërkesave të bizneseve dhe dëmeve të shkaktuara nga pandemia COVID-19.


Prandaj, OEAK dhe OEK u bëjnë thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të mbështesin projektligjin në seancën e nesërme kur Projektligji pritet që të votohet në lexim të dytë.

Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike parasheh plotësimin edhe të tetë ligjeve të tjera
Lexo po ashtu Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike parasheh plotësimin edhe të tetë ligjeve të tjera

Në të njëjtën kohë, të dyja odat ekonomike kërkojnë që sa më shpejtë të jetë e mundur të kryhen përgatitjet e platformave përkatëse si dhe të përpilohen kriteret për shpërndarjen e përkrahjes financiare dhe zbatimin e masave të tjera të parapara me projektligj, në mbështetje të qytetarëve dhe ndërmarrjeve. /Telegrafi/