Oda e Mjekëve të Maqedonisë: COVID-19 kanosje serioze për pacientët me diabet, nevojitet kontroll më i madh i glikemisë
Kovid-19 në mënyrë serioze i ka prekur diabetikët, pasi ata edhe pse nuk sëmuren shpesh në krahasim me popullatën e përgjithshme, megjithatë, në rast të infektimit, zhvillojnë forma më të rënda të sëmundjes të cilat mund të përfundojnë me vdekje. Tek pacientët me diabet të cilët janë të infektuar me Sars-Cov-2 është e nevojshme më shpesh të kontrollohet niveli i sheqerit në gjak, terapia glikemike të përshtatet në bazë ditore dhe qasja në mjekim të jetë varësisht peshës së sëmundjes. Këto janë rekomandime të cilat prof. Dr. Tatjana Milenkoviq nga Klinika e Endokrinologjisë, diabet dhe sëmundje të metabolizmit i ndau në debatin javor onlajn me temë “Kovid-19 dhe diabeti”, që e organizoi Oda e mjekëve.
Pacientët me sëmundje obstruktive në mushkëri, diabet, hipertension dhe tumore malinje kanë rrezik më të madh për formë të rëndë të sëmundjes Kovid-19, kumtuan nga Oda e mjekëve.
“Në praktikën e përditshme dhe përballjen me këta pacientë shohim edhe se sa më i madh të jetë numri i sëmundjeve shoqëruese aq më të mëdha janë gjasat që të vijë drejt komplikimeve dhe rezultatit fatal”, tha prof. Dr. Milenkoviq.
Ajo potencoi edhe se studimet e bëra konfirmojnë se diabeti është faktor i madh rreziku për mortalitet nga Kovid-19.
“Një studim më i madh kombëtar në Kinë ka dëshmuar se mortaliteti i pacientëve me diabet ka qenë 10 për qind, ndërsa tek pacientët pa diabet 2,5 për qind. Qendra kineze për kontroll dhe parandalimin e sëmundjeve deklaroi se pacientët pa sëmundje shoqëruese kanë shkallë mortaliteti prej 0,9 për qind, ndërsa tek pacientët me diabet shkalla e mortalitetit është 7,3 për qind”, sqaroi prof. dr. Milenkoviq.
Njerëzit me diabet kanë rrezik të rritur për komplikime prej Kovid-19 dhe rezultat fatal për më shumë shkaqe në mesin e të cilave edhe ai që kanë defekte në imunitet, kanë rrezik të rritur për infeksione të rënda për shkak të nivelit të rritur të citokineve, ndërsa infeksioni me Kovid-19 e rrit gjendjen e rezistencës me insulinë tek diabeti.
“Vdekshmëria e totale nga Kovid-19 është tek personat me diabet të tipit 1 në krahasim me diabetin e tipit 2. Faktorët kryesorë të rrezikut tek pacientët me diabet të tipit 1 për rezultat më të keq klinik të infektimit me virus janë pacientët mbi 50 vjeç, zgjatja e gjatë e diabetit, prevalenca e madhe e sëmundjeve shoqëruese. Është vërejtur rritje e ketoacidozës dibatike tek fëmijët dhe adoleshentët me tipin e sapozbuluar 1 të diabetit gjatë Kovid-19, por incidenca është e njëjtë në krahasim me vitet e kaluara në periudhë të njëjtë kohore që supozohet se dëshmon se Kovid-19 nuk i rrit mundësitë për paraqitjen e tipit 1 të diabetit, vetëm e përkeqëson parashikimin për mjekim”, thekson prof. dr. Milenkoviq.
Edhe pse nuk ekzistojnë dëshmi të mjaftueshme për mjekësinë e bazuar në dëshmi për trajtimin e Kovid-19 tek njerëzit me diabet, megjithatë ekzistojnë rekomandime. Për pacientë më të rinj me simptoma të lehta dhe të mesme të Kovid-19, duhet të mbahet kontroll i rreptë glicemik (4,4 deri në 6,1 glikemi në stomak bosh dhe 6,1 deri 7,8 pas ngrënies). Tek pacientët e moshuar me simptoma të lehta dhe mesatare ose pacientët me glukokortikoide nevojiten nivele më të ulëta ose mesatare të kontrollit të glikemisë (6,1 deri 7,8 glikemi në stomak bosh dhe 7,8 deri në 10 glikemi pas ngrënies). Për pacientët e rëndë dhe kritikë, pacientët e moshuar, pacientët që nuk e durojnë hipoglikeminë, ose pacientët me sëmundje të rëndë kardiovaskulare dhe cerebrovaskulare, është e nevojshme të ruhet një nivel i ulët i kontrollit glicemik (7,8 deri në 10 në stomak bosh dhe 7,8 deri 13.9 pas ngrënies)
“Kovidi dhe diabeti” ishte debati i 12-të onlajn, në të cilin mjekët e niveleve të ndryshme të sistemit shëndetësor kishin mundësi të shkëmbejnë përvoja dhe informacione më të reja rreth trajtimit të pacientëve të infektuar me virusin pandemik, informojnë nga Oda e mjekëve.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGazetarja e RTK-së sulmohet nga qentë endacakë në Prishtinë
Çka deklaroi para trupit gjykues serbi i akuzuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit
Abdixhiku-Kurtit: Jep dorëheqje, cakto datën e zgjedhjeve - LDK do ta caktojë festën
Bislimi jep detaje për takimin në Bruksel: Propozimet e Serbisë ishin për legalizimin e strukturave paralele
QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës
Një pishinë e brendshme 1600-vjeçare, e para e këtij lloji zbulohet në Shqipëri
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Guardiolan sa nuk e lëshoi zemra kur Heung-Min Son doli përballë Ortegas në shansin e madh të huqur nga koreani
“Më besoni, Mbappe nuk do t’i bashkohet Real Madridit” – iShowSpeed tregon se ku do të shkojë francezi
Rrëfimi i gruas që pretendon se nuk ka ngrënë apo pirë asgjë për më shumë se 16 vjet
Tre kartonë të kuq ndaj ekipit kundërshtar për t'ia siguruar titullin skuadrës së tij - gjyqtari holandez përjashtohet përjetësisht nga futbolli
Sport1: A po ndodh diçka e paimagjinueshme te Bayerni?
Julian Deda - finalisti i dytë i Big Brother VIP Albania 3