LAJMI I FUNDIT:

​Oda e Mjekëve dënon sulmin ndaj punonjësve shëndetësorë

​Oda e Mjekëve dënon sulmin ndaj punonjësve shëndetësorë

Oda e Mjekëve të Kosovës thotë se ka pranuar me shqetësim, indinjatë dhe zhgënjim lajmin e sulmit ndaj kolegut Dr. V.K., anesteziolog kujdestar në Mjekim Intenziv, të Klinikës Infektive.P astaj, është sulmuar motra e repartit (reparti E), nga e njëjta palë, ku gjatë kësaj kohe, anesteziologu përgjegjës për Mjekim Intenziv, në Klinikën Infektive ka qenë duke reanimuar pacientin.

Oda e Mjekëve të Kosovës shprehë indinjatën e thellë për joefikasitetin e sistemit gjyqësor dhe të ndjekjes penale, që të krijojë praktikë të tillë me të cilën do të bënin të qartë për secilin qytetar se sulmet fizike ndaj personave zyrtarë, përfshirë këtu edhe mjekët, janë veprime kriminale për të cilat shqiptohen sanksionet më të rënda të mundshme të parapara me ligjin penal për secilën vepër veç e veç.


Veprimet kriminale që përbëjnë sulm fizik ndaj mjekut në vendin e punës duhet kualifikuar si vepër penale e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës. Kjo hedh fajësinë edhe mbi institucionet shëndetësore të cilat duhet të sigurojnë personelin e vet në vendin e vet të punës.

OMK-ja thotë se do të angazhohet maksimalisht për të sensibilizuar opinionin dhe institucionet publike të Republikës së Kosovës, për nevojën e trajtimit serioz lidhur me sigurinë e mjekëve në vendin e tyre të punës dhe mbrojtjes së dinjitetit profesional të mjekut në shoqëri. /Telegrafi/