LAJMI I FUNDIT:

Hotelierët kërkojnë nga Ministria e Tregtisë që të bëhet kategorizimi dhe certifikimi i agjencive turistike

Hotelierët kërkojnë nga Ministria e Tregtisë që të bëhet kategorizimi dhe certifikimi i agjencive turistike

Oda e Hotelerisë dhe Turizmit (OHTK) me anë të një shkrese publike kërkon nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë që të bëjë kategorizimin dhe certifikimin e agjencive turistike.

OHTK thotë se me këtë do të evitohen mashtrimet ndaj udhëtarëve nga ana e agjencive të paautorizuara.


“Certifikimi i tour operatorëve dhe agjencive ndërmjetësuese përmes garancioneve bankare do të evitonte mashtrimet që po i bëhen çdo ditë udhëtareve nga agjencitë fantome dhe ato të paautorizuara nga aviokompanitë dhe hotelet”, thuhet në kërkesë, përcjell Telegrafi.

Sipas tyre, certifikimi do të mundësonte kompensimin e klientëve në rast të falimentimeve.

“Shpallja e falimentimeve të qëllimshme nga agjencitë të cilat nuk kanë garanci bankare ndikojnë në mënyre direkte te klientët të cilët nuk kanë asnjë mekanizëm për kthimin e mjeteve apo marrjes përsipër nga shteti të paketave. Certifikimi që do të shoqërohet nga garancionet bankare do të mundësonte kompensim tek klienti në rast të falimentimeve të qëllimshme apo të paqëllimshme”, njofton OHTK.

Në fund, kjo Odë tregon edhe kriteret që një agjenci turistike duhet t’i ketë. /Telegrafi/