LAJMI I FUNDIT:

Oda e Afarizmit: Urgjent të zgjatet afati i pagesës së Tatimit në Fitim

Oda e Afarizmit: Urgjent të zgjatet afati i pagesës së Tatimit në Fitim

Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) njofton se i ka adresuar ministrit të Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi një kërkesë për shtyrjen dhe deklarimin e afatit të pagesës së Tatimit në Fitim prej 10 për qind për vitin fiskal 2019.

Sipas OAK-ut, në kërkesë u theksua që sipas vendimit të mëhershëm, bizneset janë të obliguara që realizimin e pagesës së Tatimit në Fitim ta bëjnë më së largu deri më 30 prill 2020, mirëpo tek një pjesë e madhe e tyre për shkak të gjendjes së krijuar kohëve të fundit është shumë vështirë e realizueshme duke pas parasysh që kjo pagesë ka një kosto të lartë.


Propozim i Odës së Afarizmit të Kosovës është të mundësohet që realizimi i kësaj pagese të bëhet në fund të muajit korrik, pasi që një pjesë e bizneseve dy muajt e fundit nuk kanë realizuar veprimtarinë e tyre, kanë pas obligime për të realizuar dhe janë duke hasur në vështirësi financiare. /Telegrafi/