LAJMI I FUNDIT:

Oda e Afarizmit i ofron mbështetje Ministrisë së FSK-së

Oda e Afarizmit i ofron mbështetje Ministrisë së FSK-së

Mbështetja nga bizneset për ushtrinë me produkte ushqimore apo veshmbathje dhe çështje të tjera, ishin qëllimi i takimit në mes të Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK) dhe Ministrisë së Forcave të Sigurisë së Kosovës.

Kryetari i Bordit të OAK, Skënder Krasniqi, ka ofruar bashkëpunim dhe përkrahje në çdo fushë ku shihet e nevojshme në mes FSK-së, OAK-së dhe bizneseve.


Hysni Zogaj anëtar i bordit në OAK, theksoi se Oda është e gatshme të ofroj çdo ndihmë që FSK ka nevojë nga ana e bizneseve çoftë me produkte ushqimore apo veshmbathje.

Në takim ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit e biznesve anëtare të Odës, të cilët theksuan se bizneset janë të gatshme të paguajnë një taksë prej 2 deri 3 për qind për ushtrinë e Kosovës.

Ministri i FSK-së, Rrustem Berisha, tha se me formimin e ushtrisë e presin përgjegjësi të mëdha, andaj bashkëpunimi i dyanshëm është i domosdoshëm për t’u fokusuar në misionin dhe realizimin e pritjeve të qytetarëve gjatë këtij rrugëtimi. /Telegrafi/