Me ligjin aktual, TVSH- ja dhe pushimi i lehonisë është në dëm të jashtëzakonshëm të biznesit.
Kështu u tha në takimin e organizuar sot nga Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK), ku morën pjesë zëvendëskryeministri Fatmir Limaj, ministri i MPMS Skender Reçica dhe bizneset.
Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj, ka thënë se është momenti i fundit për bërjen e politikave të qarta për zhvillimin ekonomik dhe se krijimi i vendeve të punës dhe ruajtja e tyre duhet të jenë prioritet.
“Mungesa e vetëdijes dhe dashurisë për këtë vend shpesh herë ka krijuar pa barazi në treg. Në kemi filluar me disa ndryshime të politikave fiskale, por që nuk janë ende të mjaftueshme”, theksoi Limaj, duke shtuar se Kosovës i duhet prodhimi vendor.
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica theksoi se MPMS po ballafaqohet me një shqetësim për papunësinë që është rreth 30 për qind.
“Problemi i papunësisë është problem i më hershëm. Megjithatë po punohet shumë që të rinjtë dhe të rejat të aftësohen profesionalisht për një punësim më të shpejtë. Një risi tjetër është ndryshimi i projektligjit për lehonat”, tha Reçica.
Kryetari i Bordit të Odës së Afarizmit të Kosovës, Skënder Krasniqi ka thënë se duke marrë parasysh përvojën e shteteve të tjera, OAK ka përgatitur një propozim që TVSH të paguhet në inkasim ose pasi të paguhet fatura nga obliguesi dhe se pagesën e lehonisë duhet ta marrë përsipër 100 për qind shteti.
Ai ngriti edhe çështjen e punësimit dhe mirëqenies sociale në Kosovë, duke përmendur faktin se në Kosovë punësimi këtë vit ka shënuar rënie.
Kreu i OAK-ut ka rekomanduar Qeverinë që Ligji për investime strategjike të bëhet më efektiv, pasi aktualisht nuk është duke dhënë rezultate.
Ndërsa, Hamdi Malushaj, biznesmen, ngriti çështjen e mungesës së kuadrove të kualifikuar dhe ngritjen e pagave në sektorin publik, që sipas tij, sektori privat nuk është tërheqës as nga të rinjtë. /KP /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
30 vjet në shërbim të edukimit dhe të kulturës: Shtëpia botuese “Dukagjini” ju uron Ditën Botërore të Librit
Si i përdorin aplikacionet për konsum gjeneratat e reja në Kosovë?
Nesër mbahet shitja e 65-të aseteve e Agjencisë Kosovare të Privatizimit
Fillo udhëtimin e ri në botën e librave - Shkarko aplikacionin DukagjiniBooks
Si i përdorin aplikacionet për konsum gjeneratat e reja në Kosovë?
Fitoni dhurata ekskluzive nga Samsung në foleja.com
Agjencia e Ushqimit del me sqarime lidhur me cilësinë e mishit në Kosovë
B&M ofron Trajnim dhe certifikim për Operuesit e Vinçave, Auto Vinçave, Pirunierëve, Ashensorëve të ndërtimit
Veç thuj ej, EI Taxi është knej
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të "gjuante raketat supersonike Rampage" - një sulm preciz që heshti Teheranin
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë
Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli
"Ndoshta pse jam shqiptare", Dua Lipa zbulon një talent sekret që ka të bëjë me prejardhjen e saj