LAJMI I FUNDIT:

Oda e Afarizmit kërkon përfshirjen e medieve në Ligjin për Sponsorizim

Oda e Afarizmit kërkon përfshirjen e medieve në Ligjin për Sponsorizim

Ligji për Sponsorizim dhe përfshirja e sektorit medial në këtë ligj ishte një ndër temat kryesore të diskutimit në takimin e realizuar ndërmjet përfaqësuesve të Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK) dhe ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku.

Kryetari i bordit të OAK-ut, Skënder Krasniqi tha që kërkesë e sektorit medial tash e tri vite është përfshirja e tyre në këtë Ligj.


Sipas OAK-ut, ndarja e të drejtës autoriale dhe pronësisë intelektuale në dy dikastere të ndryshme po krijon konfuzitet tek bizneset, duke krijuar kështu vështirësi qoftë gjatë regjistrimit të emrit tregtar, markës apo edhe vjedhjes së të drejtave autoriale.

Ministri Çeku shprehu gatishmërinë për bashkëpunim në të gjitha çështjet që janë në dobi të zhvillimit ekonomik të vendit.

“Pas analizës që do t’i bëhen këtyre kërkesave nëse dalim në përfundim që nuk kanë ndonjë pengesë ligjore, atëherë do t’i shtyejm para”, tha Çeku. /Telegrafi/