LAJMI I FUNDIT:

Oda e Afarizmit: Kërkojmë heqjen e taksës së dyfishtë për biznesin e peshkut

Oda e Afarizmit: Kërkojmë heqjen e taksës së dyfishtë për biznesin e peshkut

Problemet e sektorit të peshkut, taksa ekologjike për rimorkio, vështirësitë që po hasin bizneset si pasojë e pandemisë COVID-19 dhe përfshirja e kërkesave të bizneseve në Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike, ishin disa nga pikat kyçe të cilat u diskutuan në takimin e Odës së Afarizmit të Kosovës me zëvendësministrin e Ekonomisë, Rexhep Kadriu.

Përgjatë këtij takimi, OAK thotë se ka shprehur shqetësimet lidhur me mos zgjidhjes së problemeve të bizneseve të peshkut.


“Rikujtojmë se OAK, për taksën e dyfishtë që paguajnë bizneset e peshkut në Ministri dhe në KRU ‘Drini i Bardhë’ edhe sot e kësaj dite, edhe pse janë realizuar disa takime ministrore e ndërministrore, prej të cilave janë marrë shumë premtime që do të zgjidhet si çështje këto premtime ende nuk janë realizuar”, thuhet në njoftimin e OAK-ut.

Sipas OAK-ut, biznesi i peshkut i është paraqitur edhe një vështirësi tjetër ku si mungesë e shitjes së peshkut deri më tani. /Telegrafi/