Arritjet e shumta të Devolli Corporation në 365 ditëshin e 2023-ës, kaluan edhe kufijtë e vendit duke shtuar tregjet e reja pos konsolidimit të atyre ekzistuese.
Këtë e tregon ajo që u arrit të bëhet në Houston të Texasit. Në këtë vend të shtetit më të fuqishëm në botë, Amerikë, u hap fabrika Nap Queen Sleep që prodhon rreth 360 mijë dyshekë në vit.
Krejt kjo punë që u bë sivjet solli shifra rekorde për tregun.
Suksesi i korporatës kosovare vlerësohet lartë nga Oda Ekonomike Amerikane.
“Një qarkullim prej mbi gjysmë miliardi euro, numri i pesë mijë të punësuarve, pra po flasim për mijëra familje në Republikën e Kosovës të cilat sigurojnë mbijetesën e tyre dhe përmirësojnë kushtet e jetës në mënyrë të vazhdueshme falë korporatës Devolli”, potencoi i pari i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka.
Këto shifra u arritën me punën e madhe që u bë në kompanitë gjigante si ajo e dyshekëve dhe shpuzës, Comodita, me prani të fortë në Evropë, ShBA dhe Kanada. Fabrika, këtë vit e përmbylli me rreth 36 mijë tonë shpuzë të prodhuar, 2.5 milionë dyshekë, 624 mijë topperë dhe 3.5 milionë jastekë.
Kjo e ka kthyer brendin ‘Comodita’ në një nga lojtarët kryesorë në botë sot të kësaj fushe, dhe me tregje që shtrihen jo vetëm në rajon por edhe përtej Atlantikut, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanada”, u shpreh anëtari i bordit të ‘Devolli Corporation’, Adriatik Kelmendi.
“Të arriturat e kësaj korporate reflektojnë pashmangshëm edhe në të arriturat e gjithëmbarshme të shtetit të Kosovës”, tha kreu i OEAK.
Arritjet prekën majat edhe me brendin më të dashur në vend, Prince Caffe, këtë vit e përmbyll me gjetjen e tregjeve të reja si Kroacia, Çekia dhe vende tjera në Evropë, si dhe Lindje të Mesme dhe të Largët.
“(Krejt këto) duke përdorur teknologjinë më inovative dhe të fundit për prodhimin e kafesë me standardet më të larta”, u shpreh Kelmendi.
Këtyre sukseseve s’i ndahet as fabrika më e madhe e miellit në rajon, M&Sillosi, e cila bashkëpunon me 15 mijë fermerë të grurit duke eksportuar në Evropë, Amerikë dhe Afrikë.
“Me kapacitet ditor të prodhimit 600 tonë, por edhe kapacitet të depozitimit të grurit me 60 mijë tonë. Në bashkëpunim me rreth 15 mijë fermerë, vazhdohet të ketë cilësinë më të madhe të miellit”, tha Kelmendi.
Në konferencën e shtypit janë falëmnderuar të gjithë menaxherët dhe punëtorët, bashkëpunëtorët e shumtë brenda dhe jashtë vendit, të cilët gjatë vitit 2023 janë angazhuar dhe kanë punuar shumë që këto të arritura të bëhen realitet.
Për këto arritje Devolli Corporation u vlerësua edhe nga organizata e institucione si brenda dhe jashtë vendit. Këtë vit, korporata rrëmbeu çmimin ‘Punëdhënësi i vitit’, ‘Eksportuesi i vitit’ dhe ‘Tatimpaguesi i vitit’.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Eksploro natyrën me veshjet e stilit taktik të Melodia Px
"Më mirë se vendi ynë nuk ka", rrëfimi i Fitim Maliqit që posedon mbi 10 mijë zogj të pulave
Evapify - Pasagjeri yt i përhershëm
Trajtimi i punëtorëve teknikë vazhdon të jetë shqetësues
Telegrafi Jobs, busulla jote për karrierë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur