LAJMI I FUNDIT:

O’Connell: Vetëm presioni qytetar mund të bëjë ndryshime në Kosovë

O’Connell: Vetëm presioni qytetar mund të bëjë ndryshime në Kosovë
Ruairi O Connell (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Ambasadori i Britanisë së Madhe, Ruairi O’Connell, në forumin ‘”FOL Hapur”, të organizuar nga Lëvizja “FOL”, ka thënë se Kosova duhet të dëgjojë miqtë e saj, kur thonë se duhen rregulluar gjërat.

“Duhet të dëgjoni miqtë e Kosovës kur ne themi që ka ardhur koha të ndreqim këto gjëra sepse nuk kemi më durim për këto dukuri. Edhe kjo do të ishte më e rrezikshme, nuk është ndonjë deklaratë e ndonjë ambasadori. Por do të ishte kur ne nuk flasim më dhe harrojmë të merremi me Kosovën. Kosova ka nevojë për përkrahjen e Bashkësisë Ndërkombëtare dhe nëse kjo humbet do të ishte një problem jetik për Kosovën”, ka theksuar ai.


Ai ka thënë se ndryshimet janë të mundshme nga presioni qytetar.

“Ne e dimë që ndryshimet janë të mundshme, që presioni nga qytetarët është e vetmja mënyrë për të detyruar politikanët të marrin masa, që transparenca është shumë e rëndësishme, qasja e shoqërisë civile në të dhëna është shumë e rëndësishme dhe duhet të ofrohet. Transparenca është vetëm hapi i parë. Nëse njerëzit vazhdojnë të votojnë për partitë që shkelin ligje, që përfshijnë kriminelë, që keqpërdorin gjërat, që punësojnë njerëz bazë të partisë, edhe njerëzit nuk reagojnë, ne nuk kemi çfarë të bëjmë. Do të vijë dita kur ne do të kemi një vendim të vështirë për përkrahjen tonë për Kosovën”, ka theksuar ai, transmeton Telegrafi.

O’Connell ka thënë se nuk është detyra e tij të thërrasin protesta.

“Është detyra ime të them që Kosova do të edukohet jashtë Kosovës nga sjellja e Qeverisë, nga pranimi i qytetarëve për këtë sjellje. Nuk do të thotë që shqiptarët janë kriminelë, nuk e besoj, as nuk do të thotë se shqiptarët janë më kriminel se sa të tjerë. Por, kontrabandimi i drogës është bërë nga Shqipëria dhe nga Kosova nëpër Evropë, dhe e kanë bërë për shkak të diasporës, dislokimit të luftës. Nuk është thirrje për protestë, por vetëdijesim që krejt shoqëria gjykohet nga njerëzit që nuk kanë detyrë të kuptojnë çka është Kosova, çka janë shqiptarët. Kjo ndikon në politikë, në investime, në turizëm. Unë nuk di asnjë shembull nëpër botë ku këto probleme janë zgjidhur prej të huajve, duke ardhur prej jashtit për të rregulluar shtëpitë e tjerëve”, ka thënë ai./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori