Kosova ka momentin e fundit që të luftojë korrupsionin dhe krimin e organizuar në mënyrë që të mos humbasë mbështetjen ndërkombëtare.
Kështu tha ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Conell, në tryezën me temë: “Pandëshkueshmëria e korrupsionit, rrezik për shoqërinë dhe shtetin”/ “Zgjidhja: Integritet, transparencë, llogaridhënie?”.
Ai tha se bashkësia ndërkombëtare ka investuar shumë në Kosovë dhe për këtë nuk mund të pranojë dështimin.
“Sot do të jem më i drejtpërdrejt dhe kjo vjen nga dashuria për Kosovën. Mungesa e rezultateve dhe pandëshkueshmëria e krimeve mbetet problem në Kosovë. Pse nuk po ndëshkohet krimi i rëndë në Kosovë. Ju në baza ditore merreni me këtë punë. Ju lutem na tregoni se ku qëndron problemi. Ne nuk duam të pranojmë dështimin. Nuk mund të pranojë as komuniteti ndërkombëtar. Ne kemi investuar shumë në këtë vend. Ligjet janë përmirësuar vazhdimisht, nuk janë problem ligjet e as kushtet e punës. Sa i përket pagave, të gjithë e dimë se jeni më të paguarit në Kosovë. Kosova nuk duhet të jetë strehimore e krimit dhe korrupsionit. Tash e kam edhe një pyetje? Deri kur do të vazhdojë Kosova të ketë përkrahjen e bashkësisë ndërkombëtare kur vazhdon të dëshmojë mungesën e luftimit të korrupsionit dhe krimit të organizuar. Është koha e fundit që zyrtarët me integritet të kontestuar të ecin nga pozitat.. ndryshime të tilla i duh en policisë, gjyqësorit dhe prokurorisë. Politika duhet t’i mbajë duart larg nga këto institucione. Nuk po e zgjasë shumë sepse nuk ka kohë. Nuk ka kohë as për Kosovën dhe për sistemin e drejtësisë. Prokurorët dhe gjyqtarët e Kosovës duhet të jenë heronjtë e rinj të Kosovës”, tha O’Conell.
Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, tha se gjetjet e IKD-s në këto vite është se korrupsioni në Kosovë është endemik.
Deputetja Albulena Haxhiu, tha se korrupsion ka në çdo vend, por theksoi se në vendet e zhvilluara korrupsioni hetohet dhe luftohet. Edhe ajo u shpreh pro vetingut, porse theksoi se këtë duhet ta bëjë vet Kosova e jo përfaqësuesit e ambasadave. Kjo sipas saj, pasi është momenti i fundit që Kosova t’i marrë përgjegjësitë në duart e veta. “Për mua janë shqetësuese dënimet me kusht. Ato inkurajojnë korrupsionin. Hyni në web faqen e Agjencionit Kundër Korrupsionit, është e pamundur që ajo pasuri e deklaruar të jetë fituar në mënyrë ligjore. Nuk kemi pasur as minimumin e vullnetit politik për të luftuar krimin dhe korrupsionin”, u shpreh ajo.
Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, tha se nuk mendon se mungon vullneti politik në vend. Teksa shtoi se për vetingun duhet bërë një analizë, pasi që sipas tij nuk mundet gjithmonë Kosova të shkoj me themelimin e institucioneve.
Ai tha se kanë arritur një reformim të thellë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Skënder Çocaj, kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, tha se llogaridhënia dhe transparenca do të jenë prioritetet e tij. Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Bahri Hyseni, tha se edhe sot nuk janë të kënaqur me luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Ai tha se te korrupsioni është problemi i numrit të madh të njerëzve të akuzuar, porse nuk ka shumë vendime përfundimtare.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, tha se është e nevojshme që strukturat udhëheqëse të Policisë të përkrahin hetuesit. /kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t’u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Denoncimi i Radomiroviq, Policia po heton rastin e dyshuar për tentim vrasje në veri
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”
Tragjedia në Shkodër, vijon edhe gjatë natës kërkimi në lumin Bunë për nënën dhe dy fëmijët
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci
Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak