LAJMI I FUNDIT:

OBSH: Vendet e pasura morën 80 për qind të vaksinave dhe më të varfrit vetëm 0,3 për qind

OBSH: Vendet e pasura morën 80 për qind të vaksinave dhe më të varfrit vetëm 0,3 për qind

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka vlerësuar se fëmijët nuk duhet të vaksinohen kundër COVID-19 derisa të vaksinohen të moshuarit dhe grupet në rrezik në të gjitha vendet.

Paralajmërimi vjen pasi Kanada miratoi vaksinën Pfizer dhe BioNTech për adoleshentë nga mosha 12, duke u bërë vendi i parë që e bën këtë, transmeton Telegrafi.


Shtetet e Bashkuara pritet të bëjnë të njëjtën gjë javën e ardhshme dhe Gjermania ka njoftuar se do të ofrojë vaksinën për këdo mbi moshën 12 vjeç deri në fund të gushtit.

Udhëheqësi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus u bëri thirrje vendeve anëtare të pasura të G7 t’i japin përparësi absolute aksesit të barabartë në vaksinë, duke theksuar se situata aktuale është “e papranueshme”.

“Gjëja më e rëndësishme që na duhet tani janë vaksinat, barazia në vaksinim,” tha ai, duke shtuar se pandemia merr 100 mijë jetë në javë.

Ai vuri në dukje se “më shumë se 80 për qind të dozave të vaksinave” u dhanë në vendet më të pasura, ndërsa më të varfrit morën vetëm 0.3 për qind.

“Është e papranueshme, ky lloj hendeku është i papranueshëm”, përfundoi udhëheqësi i OBSH-së. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Botë
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Botë
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Botë
Kalo në kategori