LAJMI I FUNDIT:

OBSH po monitoron një variant të ri të COVID-19, i identifikuar për herë të parë në Kolumbi

OBSH po monitoron një variant të ri të COVID-19, i identifikuar për herë të parë në Kolumbi

Një variant i ri i coronavirusit, i njohur si Mu, ka zgjuar interesimin nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Sipas The Guardian, përcjell Telegrafi, Mu, ose B.1.621, u identifikua për herë të parë në Kolumbi dhe rastet janë regjistruar në Amerikën e Jugut si dhe në Evropë.


Broshura javore e OBSH-së mbi pandeminë tha se varianti ka mutacione që sugjerojnë se mund të jetë më rezistent ndaj vaksinave, siç ishte rasti me variantin Beta, por se do të duheshin më shumë studime për ta shqyrtuar këtë më tej.

“Që nga identifikimi i tij i parë në Kolumbi në janar të vitit 2021, ka pasur disa raporte sporadike të rasteve të variantit Mu dhe disa shpërthime më të mëdha janë raportuar nga vende të tjera në Amerikën e Jugut dhe në Evropë”, thuhet në njoftimin e OBSH-së.

OBSH-së tha se do të monitorohet epidemiologjia e variantit Mu në Amerikën e Jugut, veçanërisht me bashkë-qarkullimin e variantit Delta.

Ekzistojnë katër variante shqetësuese të coronavirusit, siç konsiderohen nga OBSH, me variantin Alpha – të regjistruar së pari në Kent, Angli – i parë në 193 vende, Beta në 141, Gamma në 91 vende dhe Delta në 170 vende, derisa Mu është varianti i pestë më interes. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
Kalo në kategori