Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) thotë se po studion variantet e coronavirusit që janë shfaqur në Britani dhe Afrikën e Jugut, duke shtuar se nuk ka ende prova se janë më vdekjeprurëse ose më të rënda se variantet ekzistuese dhe se përgjigja më e mirë është duke shmangur infektimin.
Gjatë sesionit të rregullt të informimit që jep kjo organizatë nga selia e saj në Bruksel, zyrtarët thanë se vazhdojnë të marrin të dhëna për variantet dhe se ka raportime nga Anglia se varianti i ri mund të jetë më ngjitës. Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus tha për gazetarët se organizata po punon me shkencëtarë për të kuptuar se si ndryshimet gjenetike të virusit ndikojnë tek reagimi i tij në organizmin e njeriut.
Ai theksoi se nuk ka asgjë që çuditshme nga shfaqja e varianteve të reja: “Viruset pësojnë mutacione gjithë kohës, është diçka e natyrshme dhe e pritshme”. Tedros tha se parandalimi i përhapjes së këtyre varianteve është arma më e mirë: “Sa më shumë që e lejojmë të përhapet, aq më shumë mundësi ka të ndryshojë virusi,” tha ai duke shtuar se të gjitha qeveritë dhe të gjithë qytetarët duhet të marrin të gjitha masat e nevojshme mbrojtëse për të penguar përhapjen.
Udhëheqësja e kapaciteteve teknike të OBSH-së, Maria Van Kerkhove shtoi se nuk ka lidhje mes variantit të Britanisë dhe atij të Afrikës së Jugut, duke shtuar se ata janë të ndryshëm, por qëlluan që u shfaqën në të njëjtën kohë. E pandryshuar mbetet mënyra për të luftuar përhapjen e virusit: distancimi fizik është arma më e mirë për të penguar infeksionin, tha ajo.
“Virusi përhapet nga një person i infektuar tek një tjetër që i qëndron pranë,” tha ajo. “Ndërkohë po zhvillojmë hetime për të kuptuar nëse hapësira e distancimit fizik duhet të ndryshojë. Por virusi preferon individë që qëndrojnë pranë njëri-tjetrit”. Ndërkaq, Michael Ryan, drejtor ekzekutiv për situatat emergjente pranë OBSH-së, tha se në këto momente nuk ka prova “se virusi shkakton sëmundje më të rëndë, kërkon ndryshimin e protokollit të diagnostikimit, apo efektin e vaksinave për një të ardhme të parashkikueshme”./VOA
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Anija kozmike private prek Hënën - imazhet tregojnë uljen e suksesshme të saj

Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

"Ne kemi një plan B, C, D", thotë presidentja e Meksikës - nëse Trump aplikon tarifat për vendin e saj

Zelensky thotë se "fundi i luftës është shumë, shumë larg" – vjen reagimi i Trump

"Kostumin e vesh kur të përfundojë lufta" - si po e pasqyron Zelensky, luftën dhe realitetin në Ukrainë përmes veshjeve

Donald Trump pauzon ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës