LAJMI I FUNDIT:

OBSH: Hapja e shteteve pa vënë nën kontroll coronavirusin, “recetë për katastrofë”

OBSH: Hapja e shteteve pa vënë nën kontroll coronavirusin, “recetë për katastrofë”

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) u bën thirrje shteteve që të vazhdojnë zbatimin e masave kufizuese me qëllim të luftimit të coronavirusit, ka thënë drejtori i përgjithshëm i kësaj Organizate, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Sipas tij, heqja e masave kufizuese pa pasur nën kontroll virusin, mund të jetë “recetë për katastrofë”.


Tedros e ka pranuar se shumë njerëz janë duke u lodhur nga masat kufizuese dhe se dëshirojnë t’i kthehen normalitetit pas tetë muajve të përballjes me rrezikun e coronavirusit.

“Ne duam të shohim që fëmijët kthehen në shkollë dhe që njerëzit t’iu kthehen vendeve të punës, mirëpo ne duam që kjo gjë të bëhet në mënyrë të sigurt”, ka thënë Tedros në një konferencë për media.

“Asnjë shtet nuk mund të pretendojë se pandemia ka përfunduar”, ka thënë ai.

“Realiteti është që ky virus shpërndahet lehtë. Hapja pa kontroll është recetë për katastrofë”, ka thënë mes tjerash ai përgjatë një konference për media në Gjenevë.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, autoritetet shëndetësore në gjithë botën kanë regjistruar mbi 25 milionë persona të prekur nga sëmundja COVID-19, që shkakton coronavirusi.

Prej tyre, mbi 847,000 pacientë kanë vdekur. /REL/

Në trend Botë

Më shumë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Azia
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Evropa
Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Evropa
Kalo në kategori