LAJMI I FUNDIT:

Obsesionet me grupin Joy Division

Obsesionet me grupin Joy Division

Daullisti i bendeve Joy Division (më vonë New Order), Stephen Morris, ka publikuar librin me kujtime, “Record, Play, Pause” (Incizo, luaj, pauzo). Pas publikimit, dha një intervistë për NME ku foli për ditët e hershme të bendit si dhe për trashëgiminë që ata kanë lënë pas.

“Doja ta shkruaja një roman, sepse lexoj shumë dhe besoja se mund ta shkruaja një roman të mirë”, ka thënë Morris. “I kujtoj të gjitha ngjarjet, se si u futa në bend dhe se çfarë i ndodhi bendit. Ajo çfarë më habit është sesa shumë gjëra ndodhën në një kohë të shkrutë, me Joy Division. Bëmë shumë koncerte dhe Ian Curtis ashiqare ishte i sëmurë e ju tash mund të paramendoni se si ia dolëm. Ishte shumë më mirë se një punë e rëndomtë. Kurrë nuk mendonit se do të merrte fund”.


Për më tepër, ai mbetet i befasuar me famën që ky bend vazhdon ta gëzojë.

“Mendoj: ‘A kam qenë pjesë e tij?’. Shpeshherë duket sikur njerëzit po flasin për dikë tjetër, sepse ka aq shumë obsesion me bendin”, ka shtuar mes tjerash ai.

Morris në intervistë tregon që libri i tij flet për koncertet e para të grupit dhe se si kishte nisur gjithçka.

I pyetur nëse ka ndonjë plan për 40-vjetorin e albumit debutues të Joy Division, “Unknown Pleasures”, Morris tha se janë duan të bëjnë diçka të veçantë që ta shënojnë këtë moment. /KK/