LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM do të dorëzojë interpelancë ndaj Talat Xhaferit

OBRM-PDUKM do të dorëzojë interpelancë ndaj Talat Xhaferit

Grupi i deputetëve të OBRM-PDUKM-së do të dorëzojë interpelancë për kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi.

Partia opozitare maqedonase interpelancën do ta dorëzojë për shkak të siç thonë, dramës së mbrëmshme në Kuvend, kur Talat Xhaferi pas paraqitjes për fjalim, i mbylli dyert e sallës kuvendare, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga OBRM-PDUKM thonë se Xhaferi ka bërë vepër penale, e ka cenuar lirinë e lëvizjes së deputetëve, dhe e ka shkelur Kushtetutën dhe Rregulloren.


Ndryshe, mbrëmë pas orës 22, në Kuvend ka mbizotëruar një atmosferë e tensionuar pasi kryetari Xhaferi ka urdhëruar që të mbyllet dera e sallës së Kuvendit, në mënyrë që shërbimet të bëjnë numërimin e deputetëve të pranishëm.

Pas kësaj, deputetët e opozitës janë mbledhur para kryetarit të Kuvendit, të cilët kanë reaguar dhunshëm. Ai kërkoi që të bëjnë një listë të të paraqiturve për fjalim për pikën e 15 – Projektligji i ndryshuar për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.

Opozita ka reaguar edhe për shkak se sipas tyre, Kuvendi ka rifilluar shumë vonë me punë.

Situata është qetësuar pas numërimit të deputetëve nga shërbimet, pas së cilës dera e sallës është zhbllokuar. Në sallë ishin të pranishëm 38 deputetë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Identifikohen kufomat e shtatë viktimave të zhdukur të Masakrës së Kralanit

Identifikohen kufomat e shtatë viktimave të zhdukur të Masakrës së Kralanit

Lajme
Pas trazirave në veri, Gjermania ua lejon ushtarëve të vet në KFOR përdorimin e gazit lotsjellës

Pas trazirave në veri, Gjermania ua lejon ushtarëve të vet në KFOR përdorimin e gazit lotsjellës

Siguri
Sekretari i NATO-s: Përparimi në dialogun Kosovë-Serbi kërkon fleksibilitet dhe vendime të vështira

Sekretari i NATO-s: Përparimi në dialogun Kosovë-Serbi kërkon fleksibilitet dhe vendime të vështira

Lajme
“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Lajme
Gjykimi për krime lufte ndaj Gjokoviqit, ish-i burgosuri thotë se forcat serbe i rrahën derisa i dërguan në burg

Gjykimi për krime lufte ndaj Gjokoviqit, ish-i burgosuri thotë se forcat serbe i rrahën derisa i dërguan në burg

Drejtësi
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Kalo në kategori