LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM: Shilegov të jep përgjegjësi për deponinë në Shkup

OBRM-PDUKM: Shilegov të jep përgjegjësi për deponinë në Shkup

“Shilegov në vend që ta bëjë metropol, Shkupin e bën deponi kryesore, 200 mijë ton mbeturina nga Struga është një katastrofë e mundshme ekologjike”, kanë reaguar OBRM-PDUKM, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Partia opozitare pretendon se Shkupi është nën një fatkeqësi ekologjike, ndërsa kryetari Shilegov e mashtron opinionin me çështje periferike.


Sipas tyre, deponia e Strugës, duke supozuar se është rreth dhjetë vjeç e vjetër, do të thotë se bëhet fjalë për 200 mijë ton mbeturina.

Ata kërkojnë që Petre Shilegov të marr përgjegjësi dhe të reagoj para se të jetë tepër vonë dhe para se të ndodhë ndonjë një katastrofë ekologjike. /Telegrafi/