LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM: Propozimi francez nuk përfaqëson vlerë evropiane por vetëm asimilim

OBRM-PDUKM: Propozimi francez nuk përfaqëson vlerë evropiane por vetëm asimilim

Propozimi francez mbetet i pakomentuar nga Shkupi zyrtar.

Nuk dihet akoma nëse palët kanë komunikuar gjatë këtyre ditëve dhe si do të përgjigjet institucionet në Shkup.

Për OBRM-PDUKM-në, zgjidhja e propozuar mbetet e dëmshme.

“Është e patolerueshme që Dimitar Kovaçevski dhe Bujar Osmani të heshtin për propozimin francez për zgjidhjen e kontestit të Bullgarisë me Maqedoninë dhe të thonë se nuk e kanë parë, kurse, në realitet, edhe vetë e kanë dakorduar. Me të ashtuquajturin propozim francez nuk zgjidhen problemet e shtetit, nuk fillohen negociata por na jepet kusht nëse duam t’i fillojmë negociatat. Kjo do të thotë se Maqedonia, ose do të bullgarizohet, ose asnjëherë nuk do të futet në BE. Këta nuk janë vlera evropiane, ky është asimilim i pastër dhe zbatim i rregullit të më të fuqishmit”, deklaroi Marija Miteva nga OBRM-PDUKM.

Edhe pse qeveria nuk e komenton, kreu i BDI-së Ali Ahmeti beson se në një zgjidhje të shpejtë mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut.

“Këtë proces e lehtëson Presidenti Makron. Unë nuk i takoj këndit të pesimistëve dhe mendoj që deri në fund të muajit do të gjendet një zgjidhje dhe do të ketë një epilog në favor të paqes, stabilitetit, sigurisë dhe ardhmërisë”, tha Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.

Shkupi do ta thotë qëndrimin për propozimin francez pasi vendet anëtare të BE-së, përfshirë edhe Bullgarinë, të thonë qëndrimin e tyre.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori