LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM për mungesë të barnave: Qytetarët detyrohen të blejnë në Kosovë dhe Serbi

OBRM-PDUKM për mungesë të barnave: Qytetarët detyrohen të blejnë në Kosovë dhe Serbi

OBRM-PDUKM akuzoi pushtetin se ka lënë qytetarët me mungesa të barnave të llojllojshme. Igor Nikollov nga kjo parti tha se si pasoj e mungesës, qytetarët detyrohen të gjenë zgjidhje duke blerë barna në shtetet fqinje si Kosovë e Serbi.

“Derisa çdo dëgjojmë në media se ka mungesë të barnave për kategori të ndryshme pacientësh, institucionet kompetente që kanë njoftuar të paktën 10 herë se kanë formuar një komision për listë pozitive, sërish në realitet nuk ka as barna bazë të mjaftueshme, e lëre më ilaçet e reja dhe moderne në listën pozitive. A ka institucioni kompetent ligjor, Agjencia e Barnave, të dhëna për konsumin e përgjithshëm të barnave në vend? Nuk mund të lejohet që diabetikët të mos kenë shirita, të mos kenë ilaçe cilësore dhe të lihen pr 7 muaj nën mëshirën. Nuk mund të lejojmë që ilaçi Kreon, Trikafta tashmë të njohur, të mos jenë të disponueshëm për pacientët me fibrozë cistike, gjë që cenon drejtpërdrejt parimin e barazisë. Erdhën në pushtet me premtimin se do të sjellin ilaçe moderne dhe bashkëkohore, ndërsa sot pacientët blejnë ilaçe të zakonshme në Kosovë dhe Serbi. Ndaj është e nevojshme që menjëherë të restartohet istemi shëndetësor dhe kjo Qeveri të largohet sa më shpejt!” – deklaroi Igor Nikollov, OBRM-PDUKM.


Në trend Lajme

Më shumë
Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Lajme
Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Komunat
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Lajme
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Zëdhënësi i Qeverisë i kundërpërgjigjet Listës Serbe: Kamerat në veri janë në shërbim të sigurisë publike

Zëdhënësi i Qeverisë i kundërpërgjigjet Listës Serbe: Kamerat në veri janë në shërbim të sigurisë publike

Lajme
Kalo në kategori