LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM ngrit padi penale kundër Shilegovit (Video)

OBRM-PDUKM ngrit padi penale kundër Shilegovit (Video)

OBRM-PDUKM sot ngriti padi penale kundër kryebashkiakut të Shkupit, Petre Shilegov dhe dy personave të panjohur juridikë për shpërdorim të detyrës dhe kompetencave, si dhe punë të pakujdesshme, për ndërtim të paligjshëm dhe ryshfet gjatë zgjedhjeve dhe votimit.

“Në të vërtetë, më 24 prill, përmes mediave, Shilegov njoftoi fillimin e ndërtimit në sheshit të KAÇKM-së dhe ndërtimin e një ure nga Aerodrom në Qeramidnica. Shilegov u lavdërua për të njëjtën gjë nëpërmjet mediave sociale, pasuar me fotografitë e punëve ndërtimore. Ne kemi njohuri se zgjerimi i ndërtimit të sheshit të KAÇKM-së po bëhet pa miratimin për ndërtim, nga një kontraktor i panjohur dhe nga një mbikëqyrje e panjohur ndërtimore, me të cilat ekzistojnë dyshime për vepra penale të kryera.


Për ndërtimin e projektit, në fazën e parë, zgjerimi i sheshit të KAÇKM-së, do të shpenzohen më shumë se 50 milionë denarë dhe për këtë nuk ka leje ndërtimi, e cila konfirmohet dhe në vendin e punimeve të ndërtimit nuk ka tabelë që duhet të shkruhet dhe numrin e vendimit të ndërtimit dhe emrat e kontraktuesit dhe mbikëqyrjen e punëve ndërtimore”, akuzojnë nga OBRM-PDUKM.

Më e rëndësishmja, shtojnë nga atje, se kjo vepër penale po kryhet gjatë periudhës së fushatës zgjedhore, domethënë përpara rrethit të dytë të zgjedhjeve presidenciale më 5 maj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Lajme
Kalo në kategori