LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM: LSDM po e zhyt vendin në borxhe

OBRM-PDUKM: LSDM po e zhyt vendin në borxhe

Nga partia opozitare OBRM-PDUKM akuzojnë se pushteti po e dërgon shtetin drejtë kolapsit ekonomik.

“Pushteti po dërgon Republikën e Maqedonisë drejtë kolapsit. Dje Tevdovski dhe Zaev, nj muaj e gjysmë para mbajtjes së zgjedhjeve na kanë zhytur në borxh të ri prej 130 milionë euro”, akuzojnë nga OBRM-PDUKM.


Nga atje thonë se LSDM por e dërgon shtetin drejtë borxheve.

“Për vetëm dy vite sa janë në pushtet e kanë rritur borxhin publik për mbi gjysmë miliardë euro, me të cilën ajo tejkaloi 5 miliardë euro dhe është mbi 50% të BPV”, deklarojnë nga OBRM-PDUKM.

Nga atje shtojnë se derisa borxhi por rritet, ekonomia po rrënohet./Telegrafi/