LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM: Me LSDM në pushtet Maqedonia u bë i vetmi shtet në Evropë ku burgosen dhe rrihen kundërshtarët politik

OBRM-PDUKM: Me LSDM në pushtet Maqedonia u bë i vetmi shtet në Evropë ku burgosen dhe rrihen kundërshtarët politik

Nëpërmjet një njoftimi të OBRM-PDUKM-së thuhet se “rrahja e ish ministrave Spiro Ristovski dhe Mile Janakieski është edhe një përpjekje që pushteti të mbjell frikë te qytetarët”.

“Dorëheqja e drejtorit të burgut në Shkup është përpjekje për të ikur nga përgjegjësia e porositësve të linçit ndaj Ristovskit dhe Janakieskit”, thonë nga OBRM-PDUKM, njofton Telegrafi Maqedoni.


Nga OBRM-PDUKM thonë se publiku duhet të dijë se kush e porositi përpjeken për linç dhe se pse rrahja s’është parandaluar.

“Zoran Zaev dhe Renata Deskoska të mos ikin nga përgjegjësia dhe të japin dorëheqje. Vetëm kështu do të ketë hetim të pavarur që do të rezultojë me përgjegjësi penale për porositësit”, thonë nga OBRM-PDUKM duke shtuar se e palejuar është një vend që pretendon të jetë anëtar i BE-së të burgos dhe rrah kundërshtarë politik dhe se me këtë pushteti e kthen Maqedoninë në kohët e errëta të komunizmit.

Sipas OBRM-PDUKM-së, gënjeshtrat e LSDM-së nuk mund ta fshehin faktin se në paraburgim u rrahën dy ish ministrja dhe se pushteti nuk bëri asgjë për ta parandaluar këtë.

“Përndjekja politik dhe dhuna në Republikën e Maqedonisë u bënë të ditëpërditshme. Qytetarët s’janë të sigurt dhe të frikësuar mund t’i gjej e njëjta nëse e çojnë zërinë kundër pushtetit”, njoftojnë nga OBRM-PDUKM.

Në fund ata thonë se qytetarët do ta dënojnë Zoran Zaevin në zgjedhjet presidenciale që do të rezultojë me zgjedhje të parakohshme kuvendare kur, sipas OBRM-PDUKM-së, LSDM do të mposhtet./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori