LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM kërkon nga Prokuroria Publike të paraburgosë Rashkovskin (Video)

OBRM-PDUKM kërkon nga Prokuroria Publike të paraburgosë Rashkovskin (Video)

Ivanka Vasilevska nga OBRM-PDUKM nëpërmjet një konference për shtyp emitoi audio-materialin që u publikua në media e që ka të bëjë me sekretarin e Përgjithshëm të Qeverisë, Dragi Rashkovski.

Ivanka Vasilevska para mediave ju drejtua kryeministrit Zoran Zaev duke i bërë thirrje ta dëgjojë materialin, njofton Telegrafi Maqedoni.


“Për shkak se deklaroni se së pari duhet t’i dëgjoni incizimet, dhe më pastaj të kërkoni dorëheqjen e Rashkovskit, në vazhdim do ta emitojmë audio-materialin. Zotëri Zaaev, të kishin ‘e-në’ e vlerave evropiani që nuk i heqni nga goja, do të kërkonit dorëheqje nga Rashkovski dhe hetim të rastit”, tha Vasilevsla.

Ajo tha se nëse edhe pas kësaj konference për shtyp Zaev nuk kërkon dorëheqjen e Rashkovskit, po vërtetohet gjithçka që OBRM-PDUKM ka deklaruar për këtë rast, se, siç thotë Vasilevska, Rashkovski punon me urdhra të Zaevit.

Ajo i bëri thirrje Prokurorisë Publike paraburgimin e Rashkovskit./Telegrafi/