LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM kërkon nga kryeministri Dimitar Kovaçevski ta shkarkojë drejtorin e ri të ASK-së, Zarko Milloshevski

OBRM-PDUKM kërkon nga kryeministri Dimitar Kovaçevski ta shkarkojë drejtorin e ri të ASK-së, Zarko Milloshevski

OBRM-PDUKM kërkon nga kryeministri Dimitar Kovaçevski ta shkarkojë drejtorin e ri të Agjencisë për Siguri Kombëtare, Zarko Milloshevski, të cilin e akuzojnë si njërin nga fajtorët për pajisjen me shtetësi të biznesmenit pro-rus Aleksandar Onishçenko. Deputeti i opozitës, Dragi Kovaçki nga foltorja e pyeti kryeministrin a e ka ditur para se ta emërojë drejtor Milloshevskin që ai e ka legjitimuar Onishçenkon dhe a do e shkarkojë tani që këtë e dëshmojnë dokumentet.

“Dokument i cili është dërguar në 3 mars këtë vit, vetëm disa muaj pas ardhjes së Kovaçevskit në pozitë ku qartë duket dhe shkruhet: Lidhur me aktin tuaj për z.Aleksandar Onishçenko ju njoftojmë se nuk ekzistojnë pengesa të karakterit të sigurisë. Nënshkrim, Zarko Milloshevski. Ky dokument është dërguar në MPB”, tha Dragan Kovaçki nga OBRM-PDUKM.


Por kryeministri Kovaçevski mbetet në qëndrimin e tij se Drejtori i ri i Agjencisë për Siguri Kombëtare është një profesionist me karrierë të ndërtuar në SHBA dhe Kanada.

“Lidhur me rastin Onishçenko, kishte mundësi Komisioni për mbikëqyrjen e shërbimeve të sigurisë që të informohet në detaje, pas kësaj seanca edhe Qeveria do të informohet po ashtu në seancë të mbyllur dhe nëse keni çfarëdo qoftë pyetjesh lidhur me ata informata atëherë mund ti dorëzoni në institucione relevante”, u shpreh Dimitar Kovaçevski, kryeministër

Deputetët e opozitës e pyetën kryeministrin Kovaçevski edhe për rastin e zv/ministrit të Brendshëm Nazim Bushi, i cili kishte paguar 20 mijë euro për një natë në një hotel në Stamboll. Por kryeministri u përgjigj shkurt se nga kontrollet e bëra, Qeveria nuk ka paguar asnjë shumë të lartë për qëndrim luksoz të zv/ministrit Bushi./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Lajme
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Komunat
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Kalo në kategori