LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM-ja do të kërkojë mendim nga Komisioni i Venedikut për marrëveshjen me Greqinë

OBRM-PDUKM-ja do të kërkojë mendim nga Komisioni i Venedikut për marrëveshjen me Greqinë

OBRM-PDUKM-ja akuzon qeverinë për shmangie të debatit për marrëveshjen me Greqinë.

Deputetit i kësaj partie, Dragan Danev, tha se Komisioni për Punë të Jashtme është kompetent për rishikimin e marrëveshjes dhe jo Komisioni për Çështje Evropiane, i cili miratoi marrëveshjen me Greqinë, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Danev tha se do të kërkojnë mendim edhe nga Komisioni i Venedikut për konfirmimin e natyrës ligjore të kësaj marrëveshje.

Përndryshe, pritet që sot deputetët e shumicës parlamentare në Kuvend ta ratifikojnë marrëveshjen dhe më pas e njëjta të dërgohet tek presidenti i shtetit./Telegrafi/