LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM-ja e Manastirit del në mbrojtje të Taleskit

OBRM-PDUKM-ja e Manastirit del në mbrojtje të Taleskit

Njeriu i parë i OBRM-PDUKM-së për Manastir, Borçe Dimitrovski deklaron se gjuetia politike ndaj kryetarit Vlladimir Taleski nuk e ka dëmtuar gjendjen e tij shëndetësore dhe shpirtërore, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Kjo u tha në konferencën për shtyp të mbajtur sot, ku nuk munguan as akuzat ndaj LSDM-së, për të cilën u tha se në vazhdimësi punon për diskreditimin e partisë në pushtet, duke përdorur metoda të ndryshme.


Nga ana tjetër, PLD-ja ka paralajmëruar një konferencë, ku do të kërkojë dorëheqjen e Taleskit./Telegrafi/