LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM: E përshëndesim vendimin e Ivanov, LSDM udhëhiqet nga një person i falur

OBRM-PDUKM: E përshëndesim vendimin e Ivanov, LSDM udhëhiqet nga një person i falur

OBRM-PDUKM e përshëndet vendimin e presidentit të shtetit, Gjorgje Ivanov, për tërheqje të tërësishme të vendimit për falje, transmeton Telegrafi Maqedoni.

„Dhjetë ditët e kaluara u bë e qartë që as Zoran Zaev, as bashkëshorti i nënkryetares së LSDM, Radmilla Sheqereniska, e as të akuzuarit tjerë në rastin “Puçi” nuk kanë ndërmend që personalisht të kërkojnë tërheqje të faljeve. Me vendimin e presidentit Ivanov edhe këto persona, me përjashtim të Zoran Zaevit, do të përgjigjen para ligjit njëjtë si të gjithë qytetarët tjerë. Me të, deri në fund do të del në pah i tërë konstruksioni i Zoran Zaevit kundër anëtarëve të partisë dhe aktivistëve të OBRM-PDUKM. OBRM-PDUKM ishte partia e parë e cila publikisht doli me qëndrim se vendimi për falje nuk është në pajtim me politikat tona“ – thuhet në njoftimin partiak./Telegrafi/